konfiskohen 120 telefona ora e kufje kjo eshte vlera financiare 6914c64269604

Konfiskohen 120 telefona, ora e kufje – kjo është vlera financiare

November 12, 2025
1 minut lexim

Sot, në Prishtinë, Njësitë Antikontrabandë të Doganës së Kosovës, në bashkëpunim me Sektorin e Hetimeve të Departamentit të Policisë Kufitare / Drejtoria e Përgjithshme, kanë zhvilluar një kontroll të papritur në një subjekt që merrej me shitjen e pajisjeve telefonike.

Sipas Doganës, gjatë këtij kontrolli janë gjetur dhe konfiskuar 120 telefona celularë të markave iPhone dhe Samsung, 5 ora të mençura Apple si dhe disa kufje origjinale Apple.

“Vlera e përgjithshme e mallit të konfiskuar vlerësohet të jetë rreth 60,000 euro”, thuhet në njoftim.

Ky operacion është pjesë e angazhimeve të përbashkëta të Doganës së Kosovës dhe Policisë së Kosovës në luftimin e të gjitha formave të kontrabandës dhe krimit ekonomik, me qëllim të mbrojtjes së tregut të brendshëm, interesit fiskal të shtetit dhe konkurrencës së ndershme.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kombetarja e shqiperise para sfides se madhe 6914c6394f69a
Lajmi i mëparshëm

Kombëtarja e Shqipërisë para sfidës së madhe

publikohen pamjet e atentatit te rinasit autoret qellojne me tre nivele 6914c6e2daf63
Lajmi i radhës

Publikohen pamjet e atentatit të Rinasit, autorët qëllojnë me ‘tre nivele’

Të fundit nga

ShkoLartë