konfirmohet edhe nga msh ja te pacientet ne rastin e sach pizza u gjet salmonella 6a58c56419a25

Konfirmohet edhe nga MSH-ja: Te pacientët në rastin e “Sach Pizza” u gjet Salmonella

July 16, 2026
1 minut lexim

Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar se në mostrat e marra nga pacientët që dyshohet se u helmuan pas konsumimit të ushqimit në “Sach Pizza” është identifikuar bakteri Salmonella, ndërsa në mostrate marra më pas nga ambientet e restoranteve nuk është gjetur prania e këtij bakteri.

“Në mostrat e pacientëve është konfirmuar bakteria Salmonella Enteritidis. Mostrat e ushqimit dhe strishot e ambientit kanë rezultuar negative”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Shëndetësisë insajderi.

Megjithatë, MSH thekson se mungesa e Salmonellës në mostrat e ushqimit të marra gjatë kontrollit nuk e përjashton mundësinë që burimi i infeksionit të ketë qenë ushqimi i kontaminuar më herët.

“Mungesa e Salmonellës në mostra në momentin e kontrollit nuk e përjashton mundësinë që burimi i infeksionit të ketë qenë ushqimi i kontaminuar më herët. Të dhënat epidemiologjike tregojnë lidhje të fortë me këtë operator”, thuhet në përgjigje.

Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës deri më 14 korrik janë identifikuar 74 raste helmimi të lidhura epidemiologjikisht me konsumimin e ushqimit në disa pika të “Sach Pizza’s”

Nga këto raste, 29 pacientë janë hospitalizuar, ndërsa 45 janë trajtuar në mënyrë ambulatore. Pacientët kanë shfaqur simptoma si barkqitje, të vjella, ethe, temperaturë dhe plogështi.

Nga ana tjetër, Sach Pizza ka kundërshtuar pretendimet se ushqimi i saj ka qenë i kontaminuar. Në një deklaratë për media, kompania ka bërë të ditur se në mostrat ushqimore të analizuara nga institucionet kompetente nuk është identifikuar Salmonella.

Ky rast është duke u hetuar nga Prokuroria dhe Policia.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

taravari 80 per qind e qytetareve si njohin as 2 ministra shqiptare skane kurrfare ndikimi 6a58aeb0b8b18
Lajmi i mëparshëm

Taravari: 80 për qind e qytetarëve s’i njohin as 2 ministra shqiptarë, s’kanë kurrfarë ndikimi

plagosje me thike ne polikliniken e shkodres nje person perfundon ne spital 6a58c5b2c84a7
Lajmi i radhës

Plagosje me thikë në poliklinikën e Shkodrës, një person përfundon në spital

Të fundit nga

ShkoLartë