konfirmohen rastet e para te gjuhes se kalter ne dy ferma kosova me masa parandaluese 688b25b062ce8

Konfirmohen rastet e para të “Gjuhës së Kaltër” në dy ferma, Kosova me masa parandaluese

July 31, 2025
1 minut lexim

Në Kosovë u konfirmuan rastet e para të sëmundjes virale “Gjuha e Kaltër” në dy ferma: njëra në komunën e Prishtinës dhe tjetra në komunën e Lipjanit.

Drejtori i Shëndetit dhe i Mirëqenies së Kafshëve në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinës të Kosovës, Sadik Heta për Ekonomia Online, tha se tashmë janë ndërmarrë masa për parandalimin e përhapjes së sëmundjes.

“Kemi pasur konfirmimin e dy rasteve me sëmundjen “gjuha e kaltër” në dy ferma të ndryshme, njëra në Komunën e Prishtinës dhe tjetra në Lipjan. Bëhet fjalë për sëmundjen “gjuha e kaltër”, e cila është virale me karakter ekonomik, është duke qarkulluar edhe në vendet e rajonit, edhe të Evropës. Për shkak se ka qarkullim të kësaj sëmundjeje në vende të ndryshme të rajonit ne edhe më herët kemi marrë masa parandaluese për mospërhapjen e kësaj sëmundjeje, por fatkeqësisht kemi konfirmuar prezencën e kësaj sëmundjeje, e cila përhapet zakonisht nëpërmjet infektorëve, në rastin konkret mushkonjat që e transmetojnë përmes pickimit”, tha Heta.

Ai njoftoi se janë identifikuar pesë – gjashtë kafshë të infektuara dhe trajtohen me insekticid për të ndaluar mushkonjat që përhapin sëmundjen.

“Janë dy ferma të infektuara, njëra me sasi të krerëve rreth 200 dhe tjetra më pak. Nga këto kemi 5-6 kafshë të cilat janë diagnostikuar me këtë sëmundje. Kafshët janë momentalisht në gjendje stabile. Veterinerët janë duke marrë masa parandaluese të këtyre kafshëve, janë trajtuar me insekticid, bëjmë parandalimin e pickimit të mushkonjave në këto kafshë dhe tash për tash mund të them se situata është e qetë. Jemi duke e monituruar situatën në vend”, shtoi ai.

Në përpjekjet për parandalimin e përhapjes së “Gjuhës së Kaltër”, Sadiku vë në dukje edhe ndalimin e importit të kafshëve dhe produkteve të derrit nga Serbia, shtet në të cilin po ashtu janë regjistruar rastë të kësaj sëmundjeje.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

permiresimi ibashkia e tiranes hap aplikimet per qytetaret ne veshtiresi ekonomike 688b239476e71
Lajmi i mëparshëm

Përmirësimi i…Bashkia e Tiranës hap aplikimet për qytetarët në vështirësi ekonomike

nje vit dashuri lana del rey ndan nje foto te rralle nga dasma 688b26dbb73a5
Lajmi i radhës

Një vit dashuri: Lana Del Rey ndan një foto të rrallë nga dasma

Të fundit nga

Moti sot: I vranët, me reshje shiu

Sot pritet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me diell, ku pritet herë pas here të ketë reshje të pakta lokale shiu. Era do të fryjë kryesisht
ShkoLartë