konfindustria kerkon rishikim te politikes fiskale dhe rregullatore ne tregun e karburanteve 69d4cf9e63b18

Konfindustria kërkon rishikim të politikës fiskale dhe rregullatore në tregun e karburanteve

April 7, 2026
1 minut lexim

Konfindustria Shqiptare ka kërkuar nga qeveria një rishikim të plotë të politikës fiskale dhe rregullatore në tregun e karburanteve, duke vënë në dukje pasojat e rënda ekonomike të përkeqësimit të situatës në Gjiri Persik.

Sipas analizave të Konfindustrisë, rritja me 30% e çmimit të derivateve të naftës mund të shkaktojë një inflacion prej të paktën 6% dhe një rënie të PPB-së me 2,8-3%, duke rritur rrezikun e recesionit gjatë vitit 2026.

Kërkesat kryesore të Konfindustrisë

“Ulja e barrës fiskale mbi karburantet dhe taksat vjetore të automjeteve, të paktën në mesataren rajonale. Shqipëria mbetet e vetmja në rajon që nuk ka ndërmarrë masa të prekshme për të lehtësuar krizën e karburanteve. Reduktimi i akcizës me 20% vetëm kur çmimi i naftës arrin 220 lekë/litër konsiderohet i pamjaftueshëm.

Shndërrimi i Bordit të Transparencës në një Ent Rregullator të Karburanteve, si institucion i përhershëm dhe profesional, për të parandaluar spekullimet dhe praktikën e kartelit në treg.

Krijimi i një operatori me kapital shtetëror në tregun me shumicë dhe pakicë të karburanteve, duke marrë parasysh se ky treg strategjik ka një qarkullim vjetor prej rreth 2 miliard dollarë dhe përfaqëson afërsisht 10% të PPB-së”.

Konfindustria thekson se diferenca në çmimet e karburanteve me vendet e tjera rajonale dhe ndërkombëtare rrit ndjeshëm rrezikun e falimentimeve për industrinë vendore, prodhimin, bizneset dhe rrit presionin inflacionist për qytetarët.

Në këtë kontekst, rishikimi i politikave fiskale dhe rregullatore, sipas saj shihet si i domosdoshëm për mbrojtjen e ekonomisë dhe stabilitetin e tregut.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

deklarata per abdixhikun ldk i reagon ramush haradinajt 69d4ceb81af1c
Lajmi i mëparshëm

Deklarata për Abdixhikun, LDK i reagon Ramush Haradinajt

hidhen dyshime arber hajdari largohet me mirin nga dasma ne nje ambient tjeter 69d4d1376c2c8
Lajmi i radhës

Hidhen dyshime – Arbër Hajdari largohet me Mirin nga dasma në një ambient tjetër

Të fundit nga

ShkoLartë