konference mbi rolin e mediave dhe rrjeteve sociale ne rastet disiplinore 68f24eee765bc

Konferencë mbi rolin e mediave dhe rrjeteve sociale në rastet disiplinore

October 17, 2025
1 minut lexim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se me mbështetje nga OSBE-ja, ka mbajtur konferencë dyditore për ‘Hetime të Brendshme’ me temën “Ndikimi i mediave, opinionit publik dhe rrjeteve sociale në trajtimin e rasteve disiplinore”.

Në këtë konferencë kanë marrë pjesë përfaqësues nga shtete të ndryshme si: Shqipëria, Anglia, Belgjika, Gjermania, Portugalia, Çekia, Turqia, Kroacia, Bosnje e Hercegovina, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut.

Gjithashtu pjesë e konferencës janë edhe përfaqësues nga Inspektorati Policor i Kosovës dhe një numër i konsiderueshëm i punonjësve nga Drejtoria për Hetime të Brendshme të PK-së.

Në kuadër të konferencës u diskutua  për  rolin e mediave, rrjeteve sociale dhe opinionit publik, mekanizmat e ndikimit në hetimet disiplinore, roli i teknologjisë  si dhe përfitimet potenciale  të ndikimit me qëllim të përmirësimit të  sistemit, veprimeve policore dhe  ngritjes se imazhit te organizatës.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

rama publikon videon si do transformohet parku i butrintit nga dora e japonezeve 68f24cd3bf8d8
Lajmi i mëparshëm

Rama publikon videon, si do transformohet parku i Butrintit nga “dora e japonezëve”

injorimi i njerezve te keqij ben mire per shpirtin dhe zemren 68f2501ae6fd7
Lajmi i radhës

Injorimi i njerëzve të këqij bën mirë për shpirtin dhe zemrën

Të fundit nga

ShkoLartë