U zhvillua sot mbledhja e Konferencës së Kryetarëve, me rend dite miratimin e listës së anëtarëve dhe anëtarëve zëvendësues të komisioneve të përhershme parlamentare.
Për të dy pikat e rendit të ditës, u depozituan propozime nga tre grupet parlamentare të opozitës, ndërsa Partia Socialiste kishte paraqitur propozimet e saj në mbledhjen e mëparshme të Konferencës.
Pas shqyrtimit, çështjet u kaluan për miratim në seancën plenare, ku do të votohet për përbërjen e plotë të komisioneve të përhershme, si dhe për anëtarët zëvendësues, në përputhje me përfaqësimin politik në Kuvend.
Njoftimi:
U mblodh Konferenca e Kryetarëve
Në drejtimin e Kryetarit, z. Niko Peleshi, u zhvillua sot mbledhja e Konferencës së Kryetarëve, me rend dite miratimi i listës së anëtarëve të komisioneve të përhershme të Kuvendit dhe miratimi i listës së anëtarëve zëvendësues në përbërjen e komisioneve të përhershme të Kuvendit.
Në lidhje me dy pikat e rendit të ditës, ishin depozituar propozime edhe nga tre grupet parlamentare të opozitës. Çështja i kaloi për miratim seancës plenare së bashku me propozimet e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste të cilat u bënë me dije në mbledhjen e mëparshme.
Burimi: botasot.info


