komunikacioni zhvillohet pa nderprere neper rruge te lageshta 691c35374508a

Komunikacioni zhvillohet pa ndërprerë, nëpër rrugë të lagështa

November 18, 2025
1 minut lexim

Komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet pa pengesa, nëpër rrugë vende-vende të lagështa, kumtoi LAMM.

Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet tjera kufitare në anën e Maqedonisë, nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut.

“Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë”, apelon LAMM.

Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë përkujton edhe obligimin ligjor nga 15 nëntori për posedim të detyrueshëm të pajisjes dimërore në automjete, pavarësisht kushteve aktuale të motit.

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

njihuni me banoret e big brother vip kosova 4 691c2bb476a0e
Lajmi i mëparshëm

Njihuni me banorët e “Big Brother VIP Kosova 4”

aktakuze ndaj nje 23 vjecari dyshohet per keqtrajtim seksual te nje te miture 691c3c578b91b
Lajmi i radhës

Aktakuzë ndaj një 23-vjeçari, dyshohet për keqtrajtim seksual të një të miture

Të fundit nga

ShkoLartë