komunikacioni ne disa vende neper rruge te lageshta nuk ka vonesa ne vendkalimet kufitare 696ded79d5927

Komunikacioni në disa vende nëpër rrugë të lagështa, nuk ka vonesa në vendkalimet kufitare

January 19, 2026
1 minut lexim

Shkup, 19 janar – Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa ndërprerje, në disa vende nëpër rrugë të lagështa, kumtoi në mëngjes LAMM.

Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare në anën e Maqedonisë së Veriut, nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë. 

Në fuqi është obligimi ligjor për posedimin e pajisjes dimërore në automjete, pa marrë parasysh gjendjen momentale të motit. 

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

limi leshon deklaraten e forte cfare do degjoni do te habitet e gjithe bota 696de8b234fcd
Lajmi i mëparshëm

Limi lëshon deklaratën e fortë: Çfarë do dëgjoni, do të habitet e gjithë bota

sali berisha ne spak kreu i pd zbaton masen detyrim paraqitje pritet nga deputete demokrate dhe simpatizante 696dfb5609fac
Lajmi i radhës

Sali Berisha në SPAK, kreu i PD zbaton masën detyrim paraqitje, pritet nga deputetë demokratë dhe simpatizantë

Të fundit nga

ShkoLartë