komuna situate alarmante ne kryeqytet si pasoje e shperthimit te zjarreve dhe ererave te forta 688536e17d341

​Komuna: Situatë alarmante në kryeqytet si pasojë e shpërthimit të zjarreve dhe erërave të forta

July 26, 2025
1 minut lexim

Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca në Prishtinë, në bashkëpunim me Brigadën Profesionale të Zjarrfikësve, është aktualisht në terren dhe po intervenon në 8 lokacione të ndryshme për shkak të shpërthimeve të zjarreve.

Sipas një njoftimi të publikuar në Facebook, janë të angazhuar 40 zjarrfikës në operacion.

Drejoria për Siguri dhe Emergjenca ka bërë të ditur se lokacionet ku po ndërhyhet aktualisht janë: Rruga C, afër Maxi 24; Panari; Kosova B; Rimanishtë (2 raste); Trudë (3 raste); Milloshevë; Llukar (2 raste); Bardhosh.

Gjithashtu, është bërë thirrje për të shmangur lëvizjet në afërsi të zonave të prekura.

Në ditët e fundit është raportuar për dhjetëra zjarre në pjesë të ndryshme të Kosovës. Gjithashtu sot, më 26 korrik, në rrjete sociale janë shpërndarë video të ndryshme që treguan për zjarre.

Drejtori ekzekutiv i Agjencisë së Menaxhimit Emergjent, Genc Metaj, tha përmes një postimi në Facebook, se zjarrfikësit në të gjithë vendin janë duke intervenuar për të shuar zjarret.

“Ne këto momente, vendi po përballet me disa vatra te rrezikshme te zjarreve. Zjarrfikësit ne te gjithë vendin janë duke intervenu me vetëmohim për të lokalizuar dhe shuar zjarret. Terenet e vështira, paraqesin vështirësi për intervenim”.

Ai ka kërkuar nga qytetarët që të mos ndezin zjarre dhe të bashkëpunojnë me organet e rendit.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

borsh flaket jashte kontrollit u afrohen shtepive 688534c59f341
Lajmi i mëparshëm

Borsh/ Flakët jashtë kontrollit, u afrohen shtëpive

kengetarja e njohur njofton ndryshimin e madh ne jete ne mesin e betejes me kancerin 6885380db8752
Lajmi i radhës

​Këngëtarja e njohur njofton ndryshimin e madh në jetë, në mesin e betejës me kancerin

Të fundit nga

Murseli merr drejtimin e FC Shkupit

Erkan Murseli është emëruar trajner dhe ka marrë përsipër drejtimin e FC Shkupit në një nga momentet më të vështira për klubin bardhekaltër. Sot, Murseli udhëhoqi edhe stërvitjen e parë të ekipit
ShkoLartë