komuna e struges tha se e perkrah realizimin e korridorit viii neser takim publik konsultativ 69ca83cb7f8e0

Komuna e Strugës tha se e përkrah realizimin e Korridorit VIII, nesër takim publik konsultativ

March 30, 2026
1 minut lexim

Komuna e Strugës njofton se realizimi i Korridorit VIII konsiderohet i domosdoshëm, duke u fokusuar veçanërisht në segmentin Trebenishtë – Qafë Thanë. Kryetari i komunës, Mendi Qyra, thotë se institucionet duhet të veprojnë në mënyrë të koordinuar dhe të përgjegjshme, duke u përpjekur të harmonizojnë nevojat zhvillimore me rekomandimet e UNESCO-s, çështje e trajtuar edhe në takimin e nivelit të lartë në Paris gjatë muajit shkurt.

“Realizimi i Korridorit VIII nuk është zgjedhje, por domosdoshmëri për zhvillimin e Strugës, Maqedonisë së Veriut dhe gjithë rajonit. Ky projekt strategjik ka ndikim të drejtpërdrejtë në zhvillimin ekonomik, ndërlidhjen infrastrukturore dhe perspektivën evropiane të vendit, dhe si i tillë paraqet prioritet të lartë. Kryetari i Komunës së Strugës, Mendi Qyra, është i vendosur se realizimi i segmentit Trebenishtë – Qafë Thanë është i domosdoshëm dhe duhet të vazhdojë. Ai thekson se institucionet duhet të veprojnë në mënyrë të koordinuar dhe të përgjegjshme, duke siguruar një zgjidhje që harmonizon nevojat zhvillimore me rekomandimet e UNESCO-s, çështje e trajtuar edhe në takimin e nivelit të lartë në Paris gjatë muajit shkurt”, thuhet në njoftim.

Komuna thotë se ka dhënë mendim pozitiv për projektin në Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe ka mirëpritur iniciativën e kompanisë Bechtel Enka për organizimin e një takimi publik konsultativ që do të mbahet nesër në sallën e Këshillit të Komunës së Strugës në ora 12:00.

“Në funksion të transparencës dhe përfshirjes së qytetarëve, Komuna mirëpret iniciativën e kompanisë Bechtel Enka për organizimin e një takimi publik konsultativ. Takimi publik do të mbahet nesër (e martë) në ora 12:00, në sallën e Këshillit të Komunës së Strugës”, thuhet në njoftim.

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

arrestime per droge ne kumanove dhe shkup disa raste te dhunes dhe vjedhjeve ne vend 69ca68cdcb56e
Lajmi i mëparshëm

Arrestime për drogë në Kumanovë dhe Shkup, disa raste të dhunës dhe vjedhjeve në vend

trump nese nuk hapet hormuzi do shkaterrojme centralet elektrike iraniane 69ca840284a0c
Lajmi i radhës

Trump: Nëse nuk hapet Hormuzi, do shkatërrojmë centralet elektrike iraniane

Të fundit nga

ShkoLartë