komuna e podujeves spagoi kompensimet per demet nga vershimet 68dc1db19285b

Komuna e Podujevës s’pagoi kompensimet për dëmet nga vërshimet

September 30, 2025
1 minut lexim

Pamjet nga arkivat janë të vetmet dokumente që tregojnë sfidën me të cilën u përball familja e Naser Çunakut në qershor të vitit 2023.

Vërshimet nga shirërat e mëdha atë vit kishin goditur Podujevën e fshatrat e saj, një prej tyre edhe shtëpitë e fshatit Llugë ku banon Çunaku.

Dy vite pas, atë ditë ai e ka ende të freskët.

“E shoh krejt ujë, oborri plot ujë veç kqyrsha a po hin mrena në shtëpi. Po i nij po bërtasin lopët, kam pas veç dy. Për me hi në stallë me shku mrena u dufke, as qizme as kurgjo, uji deri këtu, një meter e diçka po. Kur shkoj, e kishin qu lopët kryt, ujë plot”, ka thënë Çunaku.

Niveli i ujit kishte qëndruar kështu për katër ditë duke e dëmtuar ushqimin e bagëtive, traktorët e hidroforin.

Me largimin e ujit, Çunaku ishte vizituar nga zyrtarët komunal për të përcaktuar një vlerë të dëmeve.

Por dy vite pas, ato mjete nuk i janë ekzekutuar.

“Janë kanë, kanë marrë shënime, mas do dite e kanë thirrë djalin, i kanë thanë na e sjell numrin e xhirollogarisë. E ka qu, sot e kësaj dite kurrë pare marrë s’kam për dëme. Kam dëgju që dikush ka marrë, dikush s’ka marrë”, ka shtuar Çunaku.

Çunakut i ishte caktuar rreth 600 euro shuma e kompensimeve megjithatë, ai thotë se nuk do e kishte problem mosekzekutimin e tyre por të paktën, të merreshin masa parandaluese për vërshime të tjera potenciale.

“Ato pare çka i jep le të na maron uron, le ta zgjidh problemin sot e një kohë të gjatë, ajo është më e drejtë e jo çdo vjet kur e ki problemin, nuk është zgjidhje ajo, urën le të na e ndreq…”, ka shtuar Çunaku.

Se kompensimet nuk janë ekzekutuar e kanë konfirmuar edhe të dëmtuar të tjerë.

Televizioni ka provuar të marrë një përgjigje nga kryetari aktual i kësaj komune, Shpejtim Bulliqi, por i njëjti ka qenë i paqasshëm në telefon.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

republika ceke vendi i pare ne be qe kufizon hyrjen e diplomateve ruse 68dc1cc72735b
Lajmi i mëparshëm

Republika Çeke vendi i parë në BE që kufizon hyrjen e diplomatëve rusë

merr fund romanca mes santianes dhe patris berishes 68dc1ede4e8c4
Lajmi i radhës

Merr fund romanca mes Santianës dhe Patris Berishës?

Të fundit nga

ShkoLartë