komuna e pejes nuk mund te leshojme dokumente problem ne rrjetin e mpb se 686bb9de1b89c

Komuna e Pejës: Nuk mund të lëshojmë dokumente, problem në rrjetin e MPB-së

July 7, 2025
1 minut lexim

Komuna e Pejës ka njoftuar qytetarët se për shkak të një problemi, sipas tyre, serioz teknik në rrjetin qendror të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Agjencionit të Regjistrit Civil të Kosovës, aktualisht është pamundësuar funksionimi normal i shumë prej shërbimeve administrative në këtë komunë.

“Ky problem, i shkaktuar nga ndërprerja e lidhjes me sistemin elektronik, ka ndikuar në pamundësinë për të përpunuar dhe lëshuar dokumente të rëndësishme si: certifikatat personale, ekstraktet familjare, dokumentet e identifikimit, si dhe shërbime të tjera, që varen nga ky sistem”, thuhet në njoftimin që ka shpërndarë kjo komunë për qytetarët.

Ata kanë treguar se as platforma E-Kosova dhe as sportelet e administratës nuk janë funksionale.

“Pavarësisht përkushtimit të stafit tonë për ofrimin e shërbimeve pa ndërprerje, kjo situatë është jashtë kompetencës së Komunës dhe zgjidhja e saj varet nga autoritetet qendrore. Jemi në kontakt të vazhdueshëm me institucionet përkatëse dhe do t’ju informojmë menjëherë sapo të rikthehet funksionaliteti i plotë i sistemit”, thuhet tutje në njoftim.

Ata i kanë bërë thirrje qytetarëve për mirëkuptimin dhe durim.

“Për rastet urgjente, ju ftojmë të paraqiteni në sportele për të marrë udhëzimet e nevojshme nga zyrtarët përgjegjës”, thuhet në njoftimin zyrtarë të lëshuar nga Komuna e  Pejës, drejtuar qytetarëve.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

interpelanca kunder kreut te gjykates kushtetuese mund te terhiqet nga rendi i dites 686bb61db38e7
Lajmi i mëparshëm

Interpelanca kundër kreut të Gjykatës Kushtetuese mund të tërhiqet nga rendi i ditës

egli tako digjet ne flake portokalli ndryshon gjithcka per bashkepunimin qe po vjen si bombe 686bbb0a27fa8
Lajmi i radhës

“Egli Tako ‘digjet’ në flakë portokalli –ndryshon gjithçka për bashkëpunimin që po vjen si ‘bombë’!”

Të fundit nga

ShkoLartë