Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Faton Peci, ka njoftuar se objekti i Komunës do të pajiset përfundimisht me ashensor, duke krijuar kushte më të mira të qasjes për personat me nevoja të veçanta.
Përmes një njoftimi publik, Peci theksoi se instalimi i ashensorit do të mundësojë lëvizje më të lehtë dhe më të sigurt për qytetarët që kanë vështirësi në qasje, duke e bërë institucionin komunal më gjithëpërfshirës dhe më të qasshëm për të gjithë.
Ky projekt, sipas tij, është pjesë e angazhimit të Komunës së Mitrovicës për përmirësimin e infrastrukturës publike dhe respektimin e standardeve të qasjes universale.
“Nuk ndalemi”, ka shkruar kryetari Peci, duke sinjalizuar vazhdimin e investimeve dhe projekteve që synojnë rritjen e cilësisë së shërbimeve për qytetarët e Mitrovicës.
Burimi: botasot.info


