Në prag të festave të fundvitit, kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka marrë vendim për ndalimin e përdorimit të mjeteve piroteknike (fishekzjarrëve).
Ky vendim bazohet në nenin 13 të Ligjit për Vetëqeverisjen Lokale dhe nenin 78 të Statutit të Komunës së Gjilanit, me të cilin nxirret urdhëresë për ndalimin e përdorimit të produkteve piroteknike.
Sipas urdhëresës, ndalohet përdorimi i fishekzjarrëve në vende të hapura publike, përkatësisht në tregje, rrugë dhe sheshe.
Ndalesa vlen për periudhën nga 20 dhjetori 2025 deri më 3 janar 2026, me përjashtim të intervalit kohor nga ora 23:30 e datës 31 dhjetor 2025 deri në ora 00:30 e datës 1 janar 2026.
“Personat që veprojnë në kundërshtim me këtë urdhëresë do të gjobiten me 100 euro”, thuhet në vendimin e kryetarit Alban Hyseni.
Për zbatimin e kësaj urdhërese do të kujdesen Drejtoria e Inspeksionit dhe Policia.
Burimi: botasot.info


