komuna e fushe kosoves anulon vendimin per shpronesim te pronave 694eb40fd4cdc

Komuna e Fushë Kosovës anulon vendimin për shpronësim të pronave

December 26, 2025
1 minut lexim

Kryetari i Komunës së Fushë-Kosovës, Valon Prebreza, ka anuluar në tërësi Vendimin nr. 641, datë 14.06.2023, që kishte të bënte me kompensimin e shpronësimit të pronave private përmes rritjes së koeficientit të ndërtimit.

Në njoftimin e Komunës së Fushë Kosovës, thuhet se pas rishqyrtimit ligjor dhe administrativ, është konstatuar se këto akte nuk kanë qenë në përputhje me legjislacionin në fuqi.

“Me anulimin e këtij vendimi, anulohen gjithashtu të gjitha veprimet juridike të ndërmarra në zbatim të tij, si dhe të gjitha pasojat juridike që kanë rrjedhur nga zbatimi i tij”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, është vlerësuar se kjo formë kompensimi nuk përputhet plotësisht me parimet ligjore të shpronësimit.

“Ky zhvillim nënvizon rëndësinë e vendimmarrjes së qëndrueshme, transparente dhe në përputhje me ligjin, si dhe nevojën për balancim të drejtë ndërmjet zhvillimit urban, interesit publik dhe të drejtave të pronarëve”, thuhet tutje në njoftim.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

vetmia ekspertet japin alarmin ne ditet e festave behet vrastare 694eaee51991a
Lajmi i mëparshëm

Vetmia, ekspertët japin alarmin: Në ditët e festave, bëhet “vrastare”

kendall jenner shkelqen ne naten e krishtlindjes me fustan te kuq dhe stil luksoz 694eb532ceb17
Lajmi i radhës

Kendall Jenner shkëlqen në Natën e Krishtlindjes me fustan të kuq dhe stil luksoz

Të fundit nga

Shqiptari i pandalshëm në Angli

Sulmuesi i Kombëtares Anis Mehmeti ka shënuar me ekipin e Bristol City ndaj West Brom Albion, ndërsa jemi ende në pjesë e pare të ndeshjes. 4 minuta i mjaftuan shqiptarit për të
ShkoLartë