komuna e drenasit thote se zjarri ne golesh eshte lokalizuar 6868deb549936

Komuna e Drenasit thotë se zjarri në Golesh është lokalizuar

July 5, 2025
1 minut lexim

Komuna e Drenasit ka njoftuar se zjarrfikësit kanë arritur ta lokalizojnë zjarrin në malin e Goleshit, dhe se janë duke e mbajtur nën kontroll në një zjarr tjetër në një fshat të komunës.

Në një shkrim pak para mesnatës të premten, komuna shkroi se “zjarrfikësit janë në vijën e parë të përballjes me flakët që kanë përfshirë disa zona të komunës sonë”.

Goleshi – një mal në Kosovën qendrore me një lartësi mbidetare prej 1.019 metrash – u përfshi nga zjarri të premten gjatë ditës.

Nuk është e qartë çfarë e ka shkaktuar zjarrin në Golesh, por këtë javë Kosova është përballur me temperatura të larta, që kanë arritur deri në 37 gradë celsius.

Komuna e Drenasit tha se zjarrfikësit e saj u ndihmuan nga zjarrfikës nga kryeqyteti Prishtinë për ta lokalizuar zjarrin në malin që ndodhet gjithashtu afër qytetit të Fushë Kosovës dhe Aeroportit Ndërkombëtar Adem Jashari.

“Në ndihmë të zjarrfikësve tanë në Golesh, kanë arritur edhe zjarrfikësit nga Prishtina, duke forcuar përpjekjet për të përballuar situatën dhe shmangur përhapjen e mëtejme të zjarrit”, tha komuna.

Ndërkohë, komuna njoftoi se zjarrfikësit, në bashkëpunim me qytetarët e mobilizuar, e kanë vënë nën kontroll zjarrin në fshatin Gjurgjicë.

“Angazhimi, guximi dhe përkushtimi i tyre janë shembull frymëzimi. Në temperatura të larta dhe kushte të vështira, ata po mbrojnë jetën dhe pronën me vendosmëri të jashtëzakonshme”, shkroi komuna.

Në mars, Kosova u përball me 294 zjarre brenda tri ditëve, sipas Agjencisë së Menaxhimit Emergjent (AME) të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Asokohe, drejtori ekzekutiv i kësaj agjencie, Genc Metaj, kishte thënë se gjendja e zjarreve në Kosovë ishte jashtë “normales”, me shumicën prej atyre zjarreve dyshohej se ishin shkaktuar “nga dora e njeriut”.

Gjatë vitit 2024 në Kosovë ishin regjistruar 94 zjarre, të cilat kishin djegur gjithsej 12.079 hektarë pyje dhe shkurre, sipas Sistemit Evropian të Informacionit për Zjarret në Pyje./REL

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ali ahmeti mbrojtja e shqiptareve jashte shqiperise eshte amanet kombetar 6868daf56e69c
Lajmi i mëparshëm

Ali Ahmeti: Mbrojtja e shqiptarëve jashtë Shqipërisë është amanet kombëtar

lily allen flet hapur per abortet dhe del ne publik pas deklarates se
Lajmi i radhës

Lily Allen flet hapur për abortet dhe del në publik pas deklaratës së guximshme

Të fundit nga

ShkoLartë