FB IMG 17700518947901 scaled

Komuna e Çairit sjell në Shkup operën e parë kosovare “Goca e Kaçanikut”

February 2, 2026
1 minut lexim

Shkupi do të jetë mikpritës i një ngjarjeje të veçantë kulturore më 10 shkurt 2026. Me iniciativë të Komunës së Çairit, në skenën e Operës dhe Baletit Nacional do të shfaqet për herë të parë për publikun e kryeqytetit opera e parë kosovare, “Goca e Kaçanikut”.

Vepra madhështore, e kompozuar nga Rauf Dhomi dhe me regji të mjeshtrit Nikolin Gurakuqi, do të interpretohet nga Kori dhe Orkestra e Operës së Kosovës. Kjo shfaqje konsiderohet si një nga ngjarjet më të rëndësishme kulturore të vitit, duke sjellë në Shkup artin operistik shqiptar në nivel të lartë artistik dhe duke bashkuar traditën, historinë dhe identitetin kulturor.

Shfaqja do të mbahet më 10 shkurt 2026, duke filluar nga ora 19:30, në ambientet e Operës dhe Baletit Nacional në Shkup dhe pritet të zgjojë interes tek publiku artdashës.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

preqi dokumentet shokuese zbuluan fytyren e vertete te lajcak ut dhe njeanshmerine e tij ne dialogun kosove serbi 6980c06e86537
Lajmi i mëparshëm

Preqi: Dokumentet shokuese zbuluan fytyrën e vërtetë të Lajçak-ut dhe njëanshmërinë e tij në dialogun Kosovë – Serbi

IMG 1154
Lajmi i radhës

Dimitrieska-Koçoska: Ministria e Financave po punon intensivisht për qasje sistemike ndaj hetimeve financiare

Të fundit nga

ShkoLartë