kompozitori i dhjetera hiteve humb jeten ne aksidentin ajror 68cdba7329443

Kompozitori i dhjetëra hiteve humb jetën në aksidentin ajror

September 19, 2025
1 minut lexim

Kompozitori i njohur i muzikës country, Brett James, ka humbur jetën në moshën 57-vjeçare në një aksident tragjik ajror në Karolinën e Veriut.

Avioni i vogël me vetëm tre persona në bord u përplas pasditen e së enjtes në “rrethana të panjohura” në pyllin e Franklin, thotë raporti paraprak i Administratës Federale të Aviacionit (FAA). Nuk ka pasur të mbijetuar nga aksidenti.

Nuk dihet nëse James po pilotonte, por FAA dhe Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit do të hetojnë përplasjen.

Dy personat e tjerë që humbën jetën janë Melody Carole dhe Meryl Maxwell Wilson.

James u nderua në Nashville Songwriters Hall of Fame në vitin 2020. Ai la fakultetin e mjekësisë për të vijuar karrierën muzikore në Nashville.

Hiti i tij më i madh ishte “Who I Am”, i kënduar nga Jessica Andrews. “Jesus, Take the Wheel”, ku ishte bashkëautor, fitoi çmim Grammy në 2006 si Kënga më e Mirë Country.

James kishte mbi 500 këngë të regjistruara dhe mbi 110 milionë albume të shitura.

Këngët e tij janë kënduar nga Faith Hill, Kelly Clarkson, Luke Bryan, Keith Urban, Nick Jonas dhe Meghan Trainor.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

avionet ruse shkelen hapesiren ajrore estonia kerkon aktivizimin e nenit 4 te traktatit te nato s ja cfare parashikohet 68cdb273c3542
Lajmi i mëparshëm

Avionët rusë shkelën hapësirën ajrore, Estonia kërkon aktivizimin e nenit 4 të Traktatit të NATO-s. Ja çfarë parashikohet

osmani kemi bere analiza shkencore per cairin 68cdbe997ae22
Lajmi i radhës

Osmani: Kemi bërë analiza shkencore për Çairin

Të fundit nga

ShkoLartë