kompozitori dhe dj rinor kastrati ne bashkepunim me mp3 ofc dhe james hersey publikojne kengen e re miss you 6895cef3c3005

Kompozitori dhe DJ Rinor Kastrati, në bashkëpunim me MP3.ofc dhe James Hersey, publikojnë këngën e re “Miss You”

August 8, 2025
1 minut lexim

Bëhet fjalë për një bashkëpunim dinamik mes kompozitorit dhe DJ-t shqiptar Rinor Kastrati, producentit të njohur MP3.ofc dhe kantautorit James Hersey.

Kjo treshe artistësh që tani ka sjellur një projekt veror tërheqës si “Miss You”, sipas tyre, do të bëhet pjesë e pandashme e playlistave të muzikës elektronike në mbarë botën.

“Miss You”, i konsideruar si himni i ri veror, përfaqëson një përzierje të freskët mes elementeve të deep house dhe afro house, të shoqëruar me vokalin e James Hersey.

Image

Rinori

 

Ky projekt është dëshmi e fuqisë së bashkëpunimeve krijuese pa kufij dhe synon të pushtojë skenat e festivaleve, plazhet verore dhe radiot ndërkombëtare.

Tre artistët janë shprehur jashtëzakonisht të kënaqur me realizimin e këtij projekti dhe e kanë cilësuar atë si një nga punët më të suksesshme të tyre.

Kënga “Miss You” është tashmë e disponueshme në të gjitha platformat dixhitale, përfshirë Spotify, Apple Music, Deezer dhe shumë të tjera.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

nje shtetase e maqedonise u mbyt ne halkidiki trupi dorezohet per autopsi 6895cd500db0f
Lajmi i mëparshëm

Një shtetase e Maqedonisë u mbyt në Halkidiki, trupi dorëzohet për autopsi

mexhiti bashke me afrimin zeken dhe bekimin vizituam familjen e azem moranes 6895d32d27121
Lajmi i radhës

Mexhiti: Bashkë me Afrimin, Zekën dhe Bekimin, vizituam familjen e Azem Moranës

Të fundit nga

ShkoLartë