komplot kunder shba kina pasi ftoi putin dhe kim me korene e veriut dhe rusine 68b97d2605fdb

Komplot kundër SHBA? Kina pasi ftoi Putin dhe Kim: Me Korenë e Veriut dhe Rusinë…

September 4, 2025
1 minut lexim

Kina e ka mbrojtur vendimin e saj për t’i ftuar liderët e Rusisë dhe Koresë së Veriut në ceremoninë përkujtimore për përfundimin e Luftës së Dytë Botërore, pasi presidenti amerikan, Donald Trump e ka akuzuar se e ka shfrytëzuar këtë ngjarje për komplot kundër Shteteve të Bashkuara.

Trump i ka bërë disa komente në platformën e tij Truth Social, duke përmendur liderin kinez, Xi Jinping, liderin verikorean, Kim Jong Un dhe presidentin rus, Vladimir Putin, të cilët kanë marrë pjesë në një paradë të madhe ushtarake, në të cilën Kina i ka shpërfaqur kapacitetet ushtarake.

Si shkoi parada masive ushtarake e Kinës?

“Ia përcillni përshëndetjet më të ngrohta Vladimir Putinit dhe Kim Jong Unit, teksa bëni komplot kundër Shteteve të Bashkuara”, ka shkruar Trump duke iu drejtuar liderit kinez.

I pyetur për postimin e Trumpit, Ministria e Jashtme e Kinës ka thënë të enjten se “mysafirët e huaj” janë ftuar për të shënuar përvjetorin e 80-të të përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.

“Ka të bëjë me punën e përbashkët me shtetet që e duan paqen dhe popujt që kujtojnë historinë, kanë kujtesë për martirët, janë për paqe dhe krijim të së ardhmes”, ka thënë Ministria e Jashtme kineze përmes një deklarate.

“Krijimi i lidhjeve diplomatike të Kinës me secilin shtet nuk ka qenë kurrë i lidhur kundër një pale të tretë”, ka thënë ai.

Kremlini ka thënë të mërkurën se shpreson që këto pretendime të jenë bërë me doza humori. /rel


Top Channel

Burimi: top channel

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kina do te vendose masa kunder anashkalimit te disa importeve te fibrave optike nga shba ja 68b97b745928a
Lajmi i mëparshëm

​Kina do të vendosë masa kundër anashkalimit të disa importeve të fibrave optike nga SHBA-ja

IZET MEXHITI 1 1
Lajmi i radhës

Izet Mexhiti: Autorët e dhunës në Tetovë do të përballen me ndëshkimin më të rëndë nga shteti (VIDEO)

Të fundit nga

ShkoLartë