kompensim per demet zjarret rama 207 shtepi te demtuara 40 familje i humben 689dd0d323a4f

Kompensim për dëmet/ Zjarret, Rama: 207 shtëpi të dëmtuara, 40 familje i humbën..

August 14, 2025
1 minut lexim

Kryeministri Edi Rama në një komunikim në rrjetet sociale bëri me dije se se 207 shtëpi janë dëmtuar nga zjarret masive që prekën vendin në orët e fundit.



Sipas tij 40 familje kanë humbur plotësisht shtëpinë, ndërkohë që ka shtuar se qeveria do të kompensojë çdo dëm.

“Jam këtu për të ndarë me ju disa përshtypje dhe patjetër disa të dhëna lidhur me 48, 72 orët e fundit, të cilat ishin tejet të vështira për shkak të zjarreve që patën zhvillim më të madh sesa çdo herë tjetër më parë këtë moment. Në radhë të parë dua që t’ju shpreh ngushëllim atyre që  humbi të afërmin e vet dhe t’ju shpreh gjithë solidaritetin atyre familjeve që faktikisht kanë humbur shtëpinë nga zjarri, tani që flasim janë 207 shtëpi të dëmtuara, të prekura nga zjarri por në këtë numër hyn 40 familje deri tani, të cilat e kanë humbur shtëpinë plotësisht. Dua t’i siguroj të gjithë qoftë familjet që kanë humbur shtëpinë plotësisht apo ata që kanë pësuar dëmtime se ne po bëjmë sipas protokollit të situatës dhe me autoritetet përkatëse inventarizimin  e plotë të këtyre dëmevve dhe padiskutim sic ka ndodhur në të shkuarën, do të ndodhë përsëri. Askush nuk do të jetë vetëm dhe nuk do të mbetet pa e parë në krah qeverinë dhe pa e pasur në krah shtetin për t’u rikthyer në një shtëpi më të mirë dhe më të fortë dhe për të marrë dëmshpërblimet përkatëse edhe për krerët e humbur. Deri tani  numërohen 3 6019 krerë të humbur, do të kompensojmë një për një pa asnjë diskutim ndërkohë që inventarizimi i tyre vazhdon.”, tha kryeministri.

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

revizioni konstaton shkelje te shumta tek n p pyjet shteterore 689dcf2c8e44b
Lajmi i mëparshëm

Revizioni konstaton shkelje të shumta tek N.P Pyjet shtetërore

i perfolur per lidhjet me vajzat shume me te reja rrefehet leonardo dicaprio 689dd418582ec
Lajmi i radhës

I përfolur për lidhjet me vajzat shumë më të reja, rrëfehet Leonardo DiCaprio

Të fundit nga

ShkoLartë