kompania maxhari tours konfirmon ndalimin e disa shtetasve te kosoves ne kroaci pershfire dy shofere te saj 68f4cde095f64

Kompania “Maxhari Tours” konfirmon ndalimin e disa shtetasve të Kosovës në Kroaci, përshfirë dy shoferë të saj

October 19, 2025
1 minut lexim

Shtatë persona u raportua mëngjesin e sotëm se janë ndaluar në kufirin Serbi-Kroaci, përfshirë dy shoferë të kompanisë “Maxhari Tours” dhe pesë pasagjerë.

Nga kompania kanë konfirmuar se janë të vërteta raportimet.

“Po e vërtet janë ndalu shoferët edhe disa pasagjer në Kroaci, tu hy në Kroaci”, kanë deklaruar nga kompania.

Tutje u tha se rasti ka ndodhur të shtunën në mbrëmje.

“Rasti ka ndodhur dje në mbrëmje. Disa prej pasagjerëve kanë pas ndalës edhe kanë kaluar 3 mujorshin e qëndrimit ne BE”, kanë thënë tutje nga kompania “Maxhari Tours” për telegrafin.

Nga kompania kanë theksuar se të njëjtit ka mundësi që lirohen sot ose nesër.

“Po besoj sot eventualisht nesër vetëm se i lirojnë i kthejnë mbrama ne Serbi edhe vazhdojnë mbrapa për Kosovë”, ka shtuar tutje.

Sipas raportimeve, autobusi i kompanisë “Maxhari Tours” u bllokua për më shumë se nëntë orë në kufi, ndërsa policia kroate arrestoi dy shoferë dhe pesë pasagjerë. 

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

shkoi tek united vetem prej cristiano ronaldos 68f4cdd3cd617
Lajmi i mëparshëm

Shkoi tek United vetëm prej Cristiano Ronaldos

emrat hetimi i nisur ne kohen e lsi kush jane 20 zyrtaret e ministrise se bujqesise qe u derguan per gjykim nga prokuroria e tiranes 68f4ce8357f30
Lajmi i radhës

Emrat/ Hetimi i nisur në kohën e LSI, kush janë 20 zyrtarët e Ministrisë së Bujqësisë që u dërguan për gjykim nga Prokuroria e Tiranës

Të fundit nga

Moti sot: I vranët, me reshje shiu

Sot pritet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me diell, ku pritet herë pas here të ketë reshje të pakta lokale shiu. Era do të fryjë kryesisht
ShkoLartë