komiteti i helsinkit drejtesia per kocanin duhet te jete ne kohe e plote dhe transparente 69137253acfcc

Komiteti i Helsinkit: Drejtësia për Koçanin duhet të jetë në kohë, e plotë dhe transparente

November 11, 2025
1 minut lexim

Shkup, 11 nëntor – Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut do të monitorojë procedurat gjyqësore në lidhje me zjarrin tragjik në diskotekën e improvizuar “Puls” në Koçan, në të cilin humbën jetën 63 të rinj dhe u plagosën mbi 200. Gjykata Themelore Penale ka caktuar fillimin e seancës kryesore për 19 nëntor, në sallën e gjyqit të Institucionit Korrektues “Idrizovo”, thotë organizata.

“Aktakuza përfshin 34 individë dhe tre persona juridikë, përfshirë ish-ministra, kryetarë komunash, drejtorë, inspektorë dhe persona përgjegjës në kompani të lidhura me klubin e natës.

Komiteti i Helsinkit rikujton se kohëzgjatja e procedurave për vepra të rënda penale përbën shkelje të së drejtës për një gjykim efektiv, dhe çdo vonesë thellon dhimbjen e familjeve dhe minon besimin e qytetarëve në institucione.

Komiteti u bën thirrje autoriteteve gjyqësore të sigurojnë një procedurë publike, të drejtë dhe të paanshme, llogaridhënie të plotë për të gjithë ata që, me veprimet ose mosveprimet e tyre, kontribuan në tragjedi, dhe mbrojtje të dinjitetit të viktimave dhe familjeve të tyre gjatë procesit”, thonë nga atje.

Nga Komiteti shprein mbështetjen e tij për familjet e të ndjerëve të cilët më 15 nëntor (e shtunë) njoftuan një Marsh për Drejtësi në Shkup, i cili do të fillojë në Sheshin Maqedonia dhe më pas, përmes Kuvendit, do të përfundojë në Gjykatën Themelore Penale.

“Aktivizmi qytetar dhe protesta paqësore janë forma legjitime të shprehjes së pakënaqësisë dhe një kujtesë se drejtësia nuk duhet të vonohet. Ajo duhet të jetë e disponueshme për të gjithë, pavarësisht nga pozicioni dhe ndikimi i të pandehurve”, thuhet në deklaratën e Komitetit të Helsinkit.

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

jane dhene 314 leje ndertimi ne shtator planifikohet ndertimi i 727 banesave 69136b34e70fc
Lajmi i mëparshëm

Janë dhënë 314 leje ndërtimi në shtator, planifikohet ndërtimi i 727 banesave

atentati ne rinas zbulohen detaje te reja ka pasur shkembim zjarri nje prej autoreve dyshohet se eshte plagosur 6913745623a3f
Lajmi i radhës

Atentati në Rinas, zbulohen detaje të reja; ka pasur shkëmbim zjarri, një prej autorëve dyshohet se është plagosur

Të fundit nga

ShkoLartë