komisioni parlamentar viziton aki ne fokus funksionimi dhe sfidat e sigurise 69deb1f8dfc31

Komisioni parlamentar viziton AKI-në, fokus funksionimi dhe sfidat e sigurisë

April 14, 2026
1 minut lexim

Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI) ka realizuar një vizitë pune në këtë institucion, në kuadër të ushtrimit të mandatit të tij kushtetues dhe ligjor për mbikëqyrje parlamentare.

Kjo vizitë shënon të parën e komisionit në kuadër të Legjislaturës X të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe ka pasur karakter njoftues, me qëllim njohjen e drejtpërdrejtë me funksionimin dhe aktivitetet e AKI-së.

Gjatë takimit, drejtori, zëvendësdrejtori dhe inspektori i përgjithshëm i AKI-së kanë informuar anëtarët e komisionit mbi realizimin e mandatit ligjor të institucionit, sfidat aktuale me të cilat përballet si dhe prioritetet në fushën e sigurisë së përgjithshme të Republikës së Kosovës.

Vizita u vlerësua si pjesë e bashkëpunimit institucional dhe forcimit të mbikëqyrjes parlamentare mbi agjencinë e inteligjencës.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

trump bisedimet per iranin mund te rinisin brenda dy ditesh 69deb0ffdc21c
Lajmi i mëparshëm

Trump: Bisedimet për Iranin mund të rinisin brenda dy ditësh

4 vite me pare i njejti kompleks ne tirane u perfshi nga flaket pas me shume se 3 oresh situata vihet ne kontroll gazetari jep detaje 69deb2e8dd54f
Lajmi i radhës

4 vite më parë i njëjti kompleks në Tiranë u përfshi nga flakët! Pas më shumë se 3 orësh, situata vihet në kontroll, gazetari jep detaje

Të fundit nga

ShkoLartë