komisioni koordinues i icmg se viziton kosoven per pergatitjet e lojerave mesdhetare 688b41d048a3c

Komisioni Koordinues i ICMG-së viziton Kosovën për përgatitjet e Lojërave Mesdhetare

July 31, 2025
1 minut lexim

Komisioni Koordinues i Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare (ICMG), i kryesuar nga anëtari i Komitetit Ekzekutiv, Julian Pace Bonello, realizoi një vizitë zyrtare në Prishtinë nga 27 deri më 29 korrik, në kuadër të përgatitjeve për organizimin e Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”.

Gjatë qëndrimit dyditor në Kosovë, delegacioni i ICMG-së, i shoqëruar edhe nga sekretari i përgjithshëm i këtij institucioni, Iakovos Filippousis, zhvilloi takime me drejtuesit më të lartë të sportit dhe institucioneve vendore. Ata u takuan me presidentin e Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, sekretarin e përgjithshëm Besim Aliti dhe nënpresidentin Milaim Kelmendi, si dhe me përfaqësues të Qeverisë së Kosovës, përfshirë ministrin në detyrë të Financave, Hekuran Murati, dhe zëvendësministren për Kulturë, Rini dhe Sport, Daulina Osmani. Gjithashtu, takim u zhvillua edhe me kryetarin e Komunës së Prishtinës, Përparim Rama.

Diskutimet u përqendruan në sfidat aktuale dhe themelimin e Komitetit Organizues të Lojërave “OCMG Prishtina 2030”, që do të përbëhet nga përfaqësues të Komitetit Olimpik të Kosovës, Qeverisë dhe Komunës së Prishtinës. Komiteti do të drejtohet nga presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi.

Qeveria e Kosovës konfirmoi edhe një herë përkushtimin e saj për organizimin e suksesshëm të kësaj ngjarjeje madhore dhe garantoi mbështetjen financiare për realizimin e projekteve të parapara në dosjen e kandidaturës.

Ndërkohë, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, garantoi mbështetjen institucionale për të gjitha projektet që ndërlidhen me qytetin, në mënyrë që kryeqyteti të jetë i gatshëm të presë mbi 15 mijë mysafirë gjatë zhvillimit të Lojërave.

Në përfundim të vizitës, u bë e ditur se Komisioni Koordinues i ICMG-së do të paraqesë një raport për progresin dhe rekomandimet nga kjo vizitë në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv të ICMG-së, që do të mbahet më 28 nëntor 2025 në Portimao të Portugalisë.

Një ditë më pas, më 29 nëntor, gjatë Asamblesë së Jashtëzakonshme të Përgjithshme të ICMG-së, Komiteti Organizues “Prishtina 2030” do të prezantojë planin kryesor të Lojërave dhe ecurinë e përgatitjeve para familjes së gjerë mesdhetare sportive.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

nikolloski nga nentori shkupi do te lidhet edhe me pese destinacione te reja evropiane 688b41585aea1
Lajmi i mëparshëm

Nikolloski: Nga nëntori, Shkupi do të lidhet edhe me pesë destinacione të reja evropiane

lindsay lohan zbulon pse u largua nga hollywoodi per te jetuar ne dubai 688b42fc7c1d7
Lajmi i radhës

Lindsay Lohan zbulon pse u largua nga Hollywoodi për të jetuar në Dubai

Të fundit nga

Moti sot: I vranët, me reshje shiu

Sot pritet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me diell, ku pritet herë pas here të ketë reshje të pakta lokale shiu. Era do të fryjë kryesisht
ShkoLartë