komisioni i venecias vlereson pozitivisht ligjin per perfaqesim te drejte dhe adekuat 693c50d3f1a11

Komisioni i Venecias vlerëson pozitivisht Ligjin për përfaqësim të drejtë dhe adekuat

December 12, 2025
1 minut lexim

Venedik, 12 dhjetor – Kabineti i zëvendëskryeministrit për qeverisje të mirë, Arben Fetai, njofton se Komisioni i Venecias ka dhënë një vlerësim pozitiv për Ligjin për përfaqësim të drejtë dhe adekuat të miratuar nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut, duke konfirmuar se ai është në përputhje të plotë me standardet evropiane dhe parimet demokratike.

Sipas vlerësimit, ligji siguron një balancë të qartë midis sistemit të meritave dhe respektimit të standardeve profesionale, nga njëra anë, dhe parimit të përfaqësimit të drejtë të të gjitha komuniteteve, nga ana tjetër.

“Kjo qasje garanton përfshirje të drejtë në punësim në organet shtetërore dhe institucionet publike në të gjitha nivelet, pa cenuar cilësinë dhe profesionalizmin”,thekson kabineti i Fetait.

Në njoftim theksohet se deklarimi i përkatësisë etnike është tërësisht vullnetar dhe nuk ndikon negativisht në realizimin e të drejtave të qytetarëve, në harmoni me standardet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut dhe mosdiskriminimin. Për të parandaluar keqpërdorimet e vetëidentifikimit, ligji parasheh mundësinë e vërtetimit përmes kartës së identitetit dhe dokumenteve të tjera zyrtare.

Kabineti i zëvendëskryeministrit thekson se kjo zgjidhje ligjore synon të forcojë integritetin institucional, gjithëpërfshirjen dhe besimin e qytetarëve në sistem, përmes menaxhimit të depolitizuar dhe zbatimit të standardeve evropiane për qeverisje të mirë.

Delegacioni që përfaqësoi Qeverinë në Komisionin e Venecias kryesohej nga zëvendëskryeministri Arben Fetai, i shoqëruar nga profesorët e së drejtës kushtetuese, prof. dr. Tanja Karakamisheva Jovanovska dhe prof. dr. Jeton Shasivari.

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

qemal krosi merr detyren e zv drejtorit gjeneral te dap it 693c49b9d25fd
Lajmi i mëparshëm

Qemal Krosi merr detyrën e zv/drejtorit Gjeneral të DAP-it

pune ka nuk duan te punojne rama takon te rinjte perfitues te programit te punesimit 693c52d7e1da1
Lajmi i radhës

”Punë ka, nuk duan të punojnë”/ Rama takon të rinjtë, përfitues të programit të punësimit

Të fundit nga

Kurti: Le të mos lëshojmë pe…

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka premtuar përkushtimin e Qeverisë për vazhdimin e punëve të mira dhe shërbimin ndaj të mirës së përbashkët. Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka dalë sot me
ShkoLartë