komf cdo manipulim mbi femijet me autizem duhet ndeshkuar 696eac76f20e8

KOMF: Çdo manipulim mbi fëmijët me autizëm duhet ndëshkuar

January 20, 2026
1 minut lexim

Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë – KOMF ka reaguar me shqetësim lidhur me raportimet se një individ dyshohet se ka ofruar barna për “shërimin” e fëmijëve me autizëm. KOMF i bën thirrje organeve të drejtësisë të ndërmarrin masa urgjente dhe paralajmëron për rreziqet e pretendimeve të pabazuara shkencërisht.

“KOMF ngre alarmin dhe i bën thirrje organeve të rendit dhe drejtësisë që të ndërmarrin urgjentisht veprimet dhe masat sipas legjislacionit në fuqi për të ndaluar dhe ndëshkuar veprimet e tilla të rrezikshme për shëndetin e fëmijëve dhe njëherit të paligjshme”, thuhet në reagim. 

KOMF gjithashtu reagon ndaj përhapjes së pretendimeve të pabazuara shkencërisht që autizmin e paraqesin si diçka që mund të “shërohet”. 

“Qasje të tilla janë jo vetëm mashtruese, por edhe të rrezikshme, sepse devijojnë vëmendjen nga nevojat reale të fëmijëve: mbështetje profesionale, ndërhyrje të strukturuara, mjedise stimuluese dhe shërbime të bazuara në evidencë”, thekson koalicioni i OJQ-ve.

Sipas KOMF-it, promovimi i premtimeve mashtruese shkakton dëm direkt: krijon pritshmëri joreale, shton stigmatizimin e fëmijëve dhe presionin mbi familjet e tyre, dhe nxit keqkuptim për nevojat reale të fëmijëve me autizëm.

Koalicioni thekson gjithashtu urgjencën e informimit të përgjegjshëm, përmirësimin e politikave publike dhe investimin në kapacitete dhe shërbime që fuqizojnë fëmijët me autizëm dhe familjet e tyre. Siç thuhet:

“Vetëm përmes qasjeve të bazuara në shkencë, etikë dhe solidaritet shoqëror mund të krijohet një mjedis që respekton zhvillimin, dinjitetin dhe të drejtat e fëmijëve me autizëm“, potencohet në reagim.

KOMF thekson se çdo përpjekje për manipulim, mashtrim apo eksperimentim mbi fëmijët me autizëm është i papranueshëm dhe duhet të ndëshkohet nga organet e drejtësisë.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

trump europa duhet te perqendrohet tek lufta ne ukraine jo te groenlanda 696eab8a7cbfc
Lajmi i mëparshëm

Trump: Europa duhet të përqendrohet tek lufta në Ukrainë, jo te Groenlanda

puthja me bian labinotit i vjen leter nga e dashura i jep fund lidhjes me te pasi thote se ndihet e tradhtuar 696eadc31f1e1
Lajmi i radhës

Puthja me Bian, Labinotit i vjen letër nga e dashura – i jep fund lidhjes me të pasi thotë se ndihet e tradhtuar

Të fundit nga

ShkoLartë