komandanti i kfor it e informon zyrtarin e larte amerikan per sigurine ne kosove dhe rajon 68739b1052323

Komandanti i KFOR-it e informon zyrtarin e lartë amerikan për sigurinë në Kosovë dhe rajon

July 13, 2025
1 minut lexim

Misioni ushtarak i NATO-s në Kosovë, ka njoftuar se komandanti i tyre Enrico Barduani, e ka pritur në takim zyrtarin e lartë të Departamentit Amerikan të Shtetit për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Brendan Hanrahan.

Ky i fundit në këtë takim u shoqërua nga e Ngarkuara me Punë në Ambasadën Amerikane, Anu Prattipati.

Në njofitmin e KFOR-it, thuhet se Barduani i dha Hanrahanit një përditësim për situatën e sigurisë në Kosovë dhe rajon.

“Gjeneralmajor Barduani dha një përditësim për situatën e sigurisë në Kosovë dhe në rajon dhe për përpjekjet e KFOR-it. Ai nënvizoi angazhimin e qëndrueshëm të KFOR-it për të kontribuar në sigurinë e qëndrueshme anembanë Kosovës. Ai përshëndeti gjithashtu kontributin e gjatë dhe të vazhdueshëm të SHBA në përpjekjet e KFOR-it dhe stabilitetin rajonal”, thuhet në njoftim.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

shkendija do te luaje per 2 milione euro ne ndeshjen e kthimit me tns 68739ad4b9b18
Lajmi i mëparshëm

Shkendija do të luajë për 2 milionë euro në ndeshjen e kthimit me TNS!

digjet restoranti ne aeroportin e cyrihut 68739c01056b1
Lajmi i radhës

Digjet restoranti në aeroportin e Cyrihut

Të fundit nga

ShkoLartë