kolona te gjata ne pike kalimin kufitar hani i elezit 6a522dce7a05d

​Kolona të gjata në pikë kalimin kufitar Hani i Elezit

July 11, 2026
1 minut lexim

Kolona të gjatë janë krijuar në hyrje të Kosovës nga Maqedonia e Veriut, konkretisht në pikë kalimin kufitar në Han të Elezit.

Qytetarët kanë dërguar në KosovaPress, disa fotografi dhe video, duke treguar se pritjet në kolona janë deri në një orë.

Ndërkohë, kështu nuk pasqyrohet situata në të dhënat e Agjencisë Kombëtare për menaxhimin e pikave kufitare. Në rifreskimin e fundit ata kanë njoftuar se pritjet janë deri 5 minuta.

Të kontaktuar nga KosovaPress, në këtë agjenci kanë konfirmuar se ka kolona por sa janë të gjata nuk dihen pasi janë në territorin e Maqedonisë. Sipas tyre, pritjet janë nga 10 deri 15 minuta. Ndërkohë, Policia nuk ka kthyer përgjigje për arsyen e vonesave në hyrje të kufirit. 

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

lsdm shteti nxorri ne shitje pronat e gruevskit por i njejti po e shijon luksin jashte vendit dhe nuk sillet para organeve te drejtesise 6a52172e3e16e
Lajmi i mëparshëm

LSDM: Shteti nxorri në shitje pronat e Gruevskit, por i njejti po e shijon luksin jashtë vendit dhe nuk sillet para organeve të drejtësisë

media italiane protestat ne tirane beograd dhe sarajeve po krijojne nje pranvere te re ballkanike 6a522e64646e9
Lajmi i radhës

Media italiane: Protestat në Tiranë, Beograd dhe Sarajevë po krijojnë një “Pranverë të re Ballkanike”

Të fundit nga

ShkoLartë