Ky takim ishte regjistruar nga kamerat e televizioneve, gazetarët e të cilëve jo pak ishin habitur.
Edhe pse BDI-ja, partia të cilës i takonin dy ish-ministrat e lartë përmendur, vazhdimisht pohonte se ka zyrtarizuar me Ligj përdorimin e gjuhës shqipe në Maqedoni, Fatmir Besimi dhe i ndjeri Tahir Hani nuk kishin përfituar nga ky ligj.
Në konferencën e përbashkët për media, pas takimit dy ministrat patën njoftuar se kanë biseduar për sfidat në kuadër të procesit për realizimin e Instrumentit për ndihmë para-aderuese (IPA), ku u janë drejtuar gazetarëve në dy gjuhë, maqedonisht dhe shqip./INA


