kodit penal cela po e patet me urgjence perktheni ate gjerman meqe na duhet ne be 68ee3c346f4ef

Kodit Penal/Çela: Po e patët me urgjencë, përktheni atë gjerman meqë na duhet në BE

October 14, 2025
min lexim

Prokurori Olsjan Çela ka shprehur në komision opinionin e tij lidhur me Kodin Penal. Çela tha se është e pamundur që të japë një përgjigje profesionale e analitike për draftin e Kodit Penal, duke theksuar se teknika e përdorur për hartimin e Kodit nuk është në lartësinë e duhur.



Çela tha se për të përmirësuar apo rregulluar draftin duhet kohë dhe bashkëpunim ndërinstitucional, përfshirë këtu dhe grupe ekspertësh.

Pjesë nga diskutimi në komision:

Olsjan Çela: Refuzoj sot të flas për çështje që lidhen me elementë të Kodit Penal se është e vështirë që në konsultim publik e institucional të kryesh një punë cilësore mbi dhënien e opinioneve. Teknika e përdorur për të shkruar kodin nuk është në lartësinë e duhur.

Ne nuk jemi në gjendje të rishkruajmë normat. Është e pamundur. Shumë gjëra lidhen me politikën penale. Nuk jemi askush të vlerësojmë se një sjellje ë caktuar në shoqëri është apo jo e dënueshme. Këtë duhet ta bëni ju. Nuk është detyra ime. Mbajta qëndrimin që fryma e kodit është represive.

Kjo është ideja e hartuesit apo është një politikë që iu ngarkua na ekzekutimi? Si erdhëm ne në këtë pikë. Ne mund të japim opinione.

Damian Gjiknuri: Je në pozicionin më të mirë të mundshëm që të bëni një analizë të detajuar për të ndihmuar ne. Mos e prit vetëm nga politikanë. Askush nuk është në gjendje këtu të vendosë kush shkon dhe kush jo.

Olsjan Çela: Kjo do kohë dhe nuk e kemi. Në 9 shtator ka ardhur drafti për diskutim. Janë kryer disa tryeza konsultuese në disa rrethe. Më 10 tetor na ka ardhur një ftesë për të pasur dhe një fjalë përshëndetëse në një tryezë me drejtues institucionesh. Ju vërtet mendoni që për 1 muaj u nis e bitis kjo unë? Duhet të ndërtohet një grup ndërinstitucional për t’i bërë një vlerësim atij drafti. Pa qenë ata që e kanë bërë atë draft. Kjo nuk bëhet me punë vullnetare. Kjo është përgjegjësi institucionale shumë e madhe për të thënë po ose jo. ka nevojë për metodologji.

O do të bëjmë një proces serioz që unë e mendoj të pamundur, ky është vullneti i qeverisë dhe ky është opinioni im deri në këtë pikë.

Nëse e kemi me urgjencë për ta bërë është histori tjetër. Cili është kodi më i mirë që ka Europa? E marrim e përkthejmë, pse do lodhemi ne. Përkthejmë Kodin Gjerman, meqë na duhet në kod si i BE-së këta e kanë gati.

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

rusia e putinit rob i se kaluares forged by war nga historiani anglez pozicioni i moskes eshte tragjedia e saj perdorimi i shtremberuar i historise 68ee39338ccbe
Lajmi i mëparshëm

“Rusia e Putinit, rob i së kaluarës”/ “Forged by War” nga historiani anglez: Pozicioni i Moskës është tragjedia e saj. Përdorimi i shtrembëruar i historisë…

demelezi roli i gruas thelbesor ne shoqerine tone 68ee3e5134a66
Lajmi i radhës

Demelezi: Roli i gruas thelbësor në shoqërinë tonë

Të fundit nga

ShkoLartë