kodi i ri penal 2 vite burg kush leviz me makine pa i bere kolaudimin 6889e7e5c1de0

Kodi i ri Penal, 2 vite burg kush lëviz me makinë pa i bërë kolaudimin

July 30, 2025
1 minut lexim

Sesioni i ri parlamentar në shtator do të nisë me diskutimet për Kodin e ri Penal, i prezantuar së fundmi nga Ministria e Drejtësisë.

Mes shumë neneve të propozuara, përfshihen ndryshime për kontrollin teknik të mjeteve.

Në nenin e draftit të Kodit të Ri Penal thuhet se moskryerja e kontrollit teknik të mjeteve motorike apo në kundërshtim me ligjin do të konsiderohet kundërvajtje penale që dënohet me gjobë deri në dy vite burg.

“Moskryerja e procedurave të kontrollit teknik të mjeteve motorike, apo kryerja e tyre në kundërshtim me legjislacionin në fuqi, nga personi i cili ka për detyrë ta kryejë atë, kur kanë krijuar apo përbëjnë rrezik për jetën dhe sigurinë e njerëzve gjatë qarkullimit rrugor ose, kur kanë sjellë ndotjen tej normave të lejuara të ajrit, ujërave apo tokës, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim deri në dy vjet”-thuhet në nen.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

vlen zgjidhi nje problem historik me medresene fronti evropian deshmoi pjekuri politike 6889de890353f
Lajmi i mëparshëm

VLEN zgjidhi një problem historik me Medresenë, Fronti Evropian dëshmoi pjekuri politike!

sulmuesi polak nuk eshte i gatshem te largohet nga barcelona 6889e85dce840
Lajmi i radhës

Sulmuesi polak nuk është i gatshëm të largohet nga Barcelona

Të fundit nga

ShkoLartë