kociu ne bruksel avancojme reformat kyce ne fushen e rendit sigurise dhe menaxhimit te migracionit 69387a7ad7b73

Koçiu në Bruksel: Avancojmë reformat kyçe në fushën e rendit, sigurisë dhe menaxhimit të migracionit

December 9, 2025
1 minut lexim

Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu, zhvilloi sot një takim me Komisionerin Europian për Punët e Brendshme dhe Migracionin, Magnus Brunner, ku rikonfirmoi angazhimin e palëkundur të Shqipërisë për përmbushjen e detyrimeve të Kapitullit 24 dhe forcimin e bashkëpunimit në fushën e sigurisë dhe migracionit.

Ministrja u shpreh se Shqipëria po ecën me vullnet të qartë politik dhe me vendosmëri në rrugën drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Europian, duke avancuar reformat kyçe në fushën e rendit, sigurisë dhe menaxhimit të migracionit.

Gjatë takimit, ajo informoi Komisionerin Brunner mbi hapat konkretë dhe progresin e arritur.

Ndër to, veçoi finalizimin e kuadrit të ri strategjik për sigurinë dhe migracionin, forcimin e kuadrit ligjor kundër krimit të organizuar, përmes operacionalizimit të Zyrës së Rikuperimit të Aseteve.

Gjithashtu, Koçiu theksoi rritjen e hetimeve dhe operacioneve policore kundër trafikimit të emigrantëve, pastrimit të parave dhe gjurmimit të aseteve të krimit, në bashkëpunim të ngushtë me EUROPOL, FRONTEX, INTERPOL dhe partnerë të tjerë.

Ulja e flukseve të migracionit të parregullt, sipas statistikave kombëtare e të BE-së, u konsiderua si rezultat i kontrolleve dhe bashkëpunimit operacional të shtuar.

Koçiu vlerësoi mbështetjen politike dhe teknike të KE-së dhe nënvizoi se Shqipëria do të mbetet një partner i besueshëm dhe plotësisht i angazhuar për sigurinë dhe stabilitetin e Europës.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

pamela anderson thyen heshtjen per romancen intime me liam neeson 693867d92d368
Lajmi i mëparshëm

Pamela Anderson thyen heshtjen për romancën “intime” me Liam Neeson

bayerni nuk lejon befasi fiton me permbysje ndaj sportingut 69387ad469cea
Lajmi i radhës

Bayerni nuk lejon befasi, fiton me përmbysje ndaj Sportingut

Të fundit nga

ShkoLartë