kociu ben bilancin me pak vrasje me shume goditje ndaj paligjshmerise 68ff91b85c0d6

Koçiu bën bilancin: Më pak vrasje, më shumë goditje ndaj paligjshmërisë

October 27, 2025
min lexim

Ministrja e Brendshme Albana Koçiu ka bërë bilancin për periudhën fundore në Shqipëri duke thënë se kriminaliteti është në ulje dhe se lufta kundër goditjes së paligjshmërisë është më e lartë.

Ndër të tjera, Koçiu thotë se qytetarët sot ndihen më të sigurte dhe kjo vjen si rezultat i fuqizimit të Policisë së Shtetit. Ministrja tregon se gjithashtu ka pasur ulje të ndjeshme të aksidenteve pavarësisht rritjes së përdorimit të automjeteve në rrugë. Fjalën Koçiu e mbyll duke thënë se pavarësisht rezultateve pozitive, ka ende shumë punë për të bërë për të arritur synimin e Shqipërisë pjesë të BE-së.

“Kriminaliteti është në rënie. Niveli i forcës goditëse dhe ndëshkimit është në rritje dhe mbi të gjitha vullneti për të luftuar krimin është më i fuqishëm. Kemi dalë përfundimisht nga çdo listë e zezë ku ishim vendosur jo më larg se 10 vite më parë.

Dalja nga këto lista është një arritje dhe arsyeja kryesore përse Shqipëria është sot vendi më i avancuar nga vendet e tjera në tryezën e  bisedimeve në BE.

Janë evidentuar 29 vrasje me dashje, janë 4fish më pas se vrasjet e 2012 dhe vitit të kaluar. Viti 2024 se bashku me vitin paraardhës shënuan numrin më të ulët të vrasjeve më dashje në vend.

Qytetarët sot janë më të sigurt dhe kjo vjen si rezultat i fuqizimit të Policisë së Shtetit. Veprat penale kundër jetës dhe pronës janë në rënie. Armëmbajtja pa leje në dy vitet e fundit, ka një rekord sa i përket zbulueshmërisë dhe goditjes.

Siguria në rrugë është rritur, në 10 vite numri i aksidenteve është reduktuar me 40% pavarësisht se numri i përdorimit të mjeteve në rrugë është rritur. Konfiskimi dhe sekuestrimi i pasurive, gjatë vitit 2024 rezultojnë mbi 234 pasuri të sekuestruara më vlerë mbi 48 milionë euro. Janë 89 të konfiskuara me vlerë mbi 163 milionë lekë. Kush është pasuruar sot përmes krimit apo korrupsionit, humbet sot dhe pasurisë., Këto para kthehen në buxhetin e shtetit dhe përdoren për qytetarët. Pavarësisht arritjeve, ka edhe shumë punë për të bërë, do të vijojmë të bashkëpunojmë me qytetarët. Siguria nuk i përket vetëm policisë apo institucioneve, por të gjithëve. Ky është zotimi ynë, përpjekja për një Shqipëri evropiane”, tha Koçiu.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kasami punojme per kultivimin e nje rinie aktive me me shume aktivitete kulturore e sportive 68ff9052b4ad9
Lajmi i mëparshëm

Kasami: Punojmë për kultivimin e një rinie aktive, me më shumë aktivitete kulturore e sportive

santos nuk deshiron ta mbaje me neymarin 68ff921b1ea73
Lajmi i radhës

​Santos nuk dëshiron ta mbajë më Neymarin

Të fundit nga

ShkoLartë