klinika per semundje te femijeve perfundon rinovimin e ambienteve brenda qendres majcin dom 69b302ad59132

Klinika për sëmundje të fëmijëve përfundon rinovimin e ambienteve brenda qendrës Majçin Dom

March 12, 2026
1 minut lexim
Klinika për sëmundje të fëmijëve-Shkup, Departamenti i Psikofiziologjisë informon se ka përfunduar rinovimin e ambienteve që ka marë në përdorim brenda qendrës Majçin Dom, ku janë zgjëruar kapacitetet e saj hapësinore, duke përmirësuar ndjeshëm kushtet e punës dhe ofrimin e shërbimeve për fëmijët me vështirësi në zhvillim dhe familjet e tyre.
Zgjerimi mundëson organizim më të mirë të aktiviteteve diagnostikuese dhe terapeutike, si dhe ofron mbështetje profesionale më gjithëpërfshirëse në fushën e zhvillimit të fëmijës. Ambientet e reja ofrojnë një mjedis më të këndshëm dhe funksional për punën e ekipit profesional dhe për qëndrimin e pacientëve.
Ky hap përfaqëson një kontribut të rëndësishëm në përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë së kujdesit shëndetësor, me fokus në zbulimin e hershëm, ndërhyrjen në kohë dhe kujdesin gjithëpërfshirës për shëndetin mendor dhe zhvillimor të fëmijëve me ngecje në zhvillimin psikomotorik dhe autizëm.
Ky rinovim i këtyre ambienteve në Shtëpinë e Nënës u realizua falë donacioneve. Klinika e Sëmundjeve të Fëmijëve në Shkup shpreh mirënjohje të sinqertë për të gjithë donatorët dhe individët që, me mbështetjen e tyre, kontribuan në realizimin e kësaj iniciative të rëndësishme.

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

gervalla e hargreaves bisedojne per reformat ne sistemin e drejtesise 69b2db88134e0
Lajmi i mëparshëm

Gërvalla e Hargreaves bisedojnë për reformat në sistemin e drejtësisë

lideri i ri i iranitthe sun mojtaba khamenei eshte ne koma ka humbur njeren kembe 69b303604bb06
Lajmi i radhës

Lideri i ri i Iranit,The Sun: Mojtaba Khamenei është në koma, ka humbur njërën këmbë

Të fundit nga

ShkoLartë