klinika e gjinekologjise kerkon qe ankesat te behen ne menyre te rregullt 68c42a6f81fb8

Klinika e Gjinekologjisë kërkon që ankesat të bëhen në mënyrë të rregullt

September 12, 2025
min lexim

linika Gjinekologjike dhe Obstetrike e QKUK-së ka dalë me shifra për punën që është bërë gjatë vitit të shkuar në këtë klinikë.

Përmes një komunikate të përbashkët Kolegjiumi Profesional i Klinikës së Gjinekologjisë dhe Obstetrikës në QKUK, thotë se kjo klinikë është  i vetmi institucion terciar referues në nivel vendi, ku trajtohen një numër i madh rastesh të natyrës gjinekologjike dhe obstetrike, përfshirë edhe rastet e komplikuara që referohen nga institucionet tjera shëndetësore publike dhe private.

Sipas të dhënave të bëra publike, thuhet e gjatë vitit 2024 20 mijë e 836 paciente janë hospitalizuar e trajtuar, janë kryer 8 mijë e 114 lindje prej të cilave 5 mijë e 773 lindje normale e 2 mijë e 341 me prerje cezariane.

Kjo klinikë ka dhënë shifra edhe për operacione të mëdha gjinekologjike që thonë se janë bërë 2 mijë e 972.

“Intervenime kirurgjike me anestezion intravenoz të shkurtër: 1,899, intervenime me anestezion lokal: 212, paciente me trajtim konservativ: 7,639, vizita ambulatore: 35,872. Këto të dhëna reflektojnë nivelin e lartë të shërbimeve dhe përkushtimin profesional të stafit mjekësor në kujdesin ndaj shëndetit të gruas dhe fëmijës”, thotë Klinika e Gjinekologjisë dhe Obstetrikës.

Ata kanë shprehur gatishmërinë e plotë për të bashkëpunuar me të gjitha pacientet dhe familjarët e tyre në drejtim të përmirësimit të cilësisë së kujdesit.

“Ne mirëpresim çdo sugjerim, rekomandim apo edhe ankesë që bëhet në mënyrë konstruktive dhe me qëllim të avancimit të shërbimeve shëndetësore. Ftojmë të gjitha gratë, nënat dhe pacientet që marrin trajtim në Klinikën e Gjinekologjisë dhe Obstetrikës, që në rast të ndonjë pakënaqësie apo shqetësimi, të drejtohen në mënyrë të rregullt dhe me shkrim: Tek Klinika e Gjinekologjisë dhe Obstetrikës, tek Komisioni për Shqyrtimin e Ankesave të Pacientëve- QKUK/ShSKUK, apo edhe tek organet e tjera kompetente në nivel vendi”.

Po ashtu , ky kolegjium u ka bërë thirrje mediave që raportojnë mbi rastet e natyrës shëndetësore, të tregojnë kujdes të shtuar gjatë trajtimit të tyre, duke u bazuar në fakte të verifikuara dhe situata reale.

“Raportimi profesional, i paanshëm dhe i saktë është thelbësor për ruajtjen e besimit publik dhe për mbrojtjen e dinjitetit të pacienteve, punonjësve shëndetësorë dhe sistemit shëndetësor në përgjithësi”, thuhet ndër të tjera në komunikatë.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

te denohet me vdekje trump konfirmon arrestohet autori i vrasjes se charlie kirk 68c4298327972
Lajmi i mëparshëm

“Të dënohet me vdekje”, Trump konfirmon: Arrestohet autori i vrasjes së Charlie Kirk

ish burri i miley cyrus i propozon martese modeles se famshme pas gjashte vitesh lidhje 68c42b9155b02
Lajmi i radhës

Ish-burri i Miley Cyrus i propozon martesë modeles së famshme pas gjashtë vitesh lidhje

Të fundit nga

ShkoLartë