klima e biznesit ne shqiperi dash korrupsion dhe te ardhura te paligjshme 68d85f5385338

Klima e biznesit në Shqipëri, DASH: Korrupsion dhe të ardhura të paligjshme

September 28, 2025
1 minut lexim

Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar këtë të shtunë raportin për klimën e biznesit në Shqipëri për vitin 2025, ku ndër të tjera thuhet se administrata shqiptare vazhdon të përballet me sfida të konsiderueshme, ndërsa Shqipëria përshkruhet si një vend me disa probleme në fushën e investimeve dhe sundimit të ligjit, të cilat ndikojnë në klimën e përgjithshme të biznesit.



Raporti rendit si sfida kryesore që dëmtojnë ambientin e biznesit korrupsionin e përhapur, një sistem gjyqësor të dobët, mungesën e transparencës në prokurimet publike, si dhe praninë e madhe të ekonomisë informale apo pastrimit të parave – sidomos me burim nga trafiku i drogës.

“Komuniteti i biznesit raporton se fluksi i madh i të ardhurave të paligjshme nga trafikimi i drogës, kontrabanda, evazioni fiskal dhe korrupsioni shtrembëron konkurrencën në treg. Investitorët raportojnë se mund të jenë objektiva të zhvatjes nga administrata publike, media dhe grupet kriminale.

Raportet për korrupsion në prokurimin qeveritar janë të zakonshme, me investitorët që shpesh raportojnë raste të korrupsionit qeveritar që vonojnë dhe parandalojnë investimet në Shqipëri” thuhet në raport.
Raporti prek gjithashtu edhe kontratat PPP për të cilat vë në dukje se kanë zvogëluar mundësitë për konkurrencë.

“Përdorimi i vazhdueshëm i kontratave të partneritetit publik-privat (PPP) ka zvogëluar mundësitë për konkurrencë, përfshirë nga investitorët e huaj, në infrastrukturë dhe sektorë të tjerë. Analiza e dobët dhe mungesa e ekspertizës teknike në hartimin dhe monitorimin e kontratave PPP janë shqetësime të vazhdueshme.

Disa investitorë amerikanë janë përballur me mosmarrëveshje tregtare të diskutueshme me subjekte publike dhe private, përfshirë disa që kanë shkuar në arbitrazh ndërkombëtar”, thuhet në raport.

Në raport theksohet se ekonomia informale ka ndikuar ndjeshëm në shtrembërimin e konkurrencës në treg. Për më tepër, bizneset raportojnë ndërhyrje të paligjshme, shantazhe dhe presion nga aktorë të administratës publike, media dhe grupe të organizuara kriminale.

 

 

 

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

plani i trump per gazen ministrja britanike eshte momenti per paqe por rruga eshte e brishte 68d85c4c25a52
Lajmi i mëparshëm

Plani i Trump për Gazën, ministrja britanike: Është momenti për paqe, por rruga është e brishtë

lavrov cdo agresion kunder vendit tim do te perballet me nje pergjigje vendimtare 68d8608b030f1
Lajmi i radhës

Lavrov: Çdo agresion kundër vendit tim do të përballet me një përgjigje vendimtare

Të fundit nga

ShkoLartë