klima e biznesit dash publikon raportin per vendin tone shqiperia me ekonomi te qendrueshme por me sfida strukturore perpara 68d83e02b619c

Klima e biznesit, DASH publikon raportin për vendin tonë: Shqipëria me ekonomi të qëndrueshme, por me sfida strukturore përpara

September 27, 2025
1 minut lexim

Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar raportin zyrtar për klimën e investimeve në Shqipëri për vitin 2025, ku vlerësohet stabiliteti makroekonomik i vendit, por ngrihen një sërë shqetësimesh serioze që lidhen me ambientin e biznesit.

Në këtë raport, theksohet se administrata shqiptare vazhdon të përballet me sfida të konsiderueshme, ndërsa ka shqetësime të vazhdueshme nga ana e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në raportin e fundit të Departamentit Amerikan të Shtetit për vitin 2025, Shqipëria përshkruhet si një vend me disa probleme në fushën e investimeve dhe sundimit të ligjit, të cilat ndikojnë në klimën e përgjithshme të biznesit.

Në dokument thuhet se sfidat kryesore që dëmtojnë ambientin e biznesit përfshijnë korrupsionin e përhapur, një sistem gjyqësor të dobët, mungesën e transparencës në prokurimet publike, si dhe praninë e madhe të ekonomisë informale dhe pastrimit të parave – sidomos me burim nga trafiku i drogës.

Në raport theksohet se ekonomia informale ka ndikuar ndjeshëm në shtrembërimin e konkurrencës në treg. Për më tepër, bizneset raportojnë ndërhyrje të paligjshme, shantazhe dhe presion nga aktorë të administratës publike, media dhe grupe të organizuara kriminale.


Top Channel

Burimi: top-channel.tv

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kurti ben homazhe te varrezat e vellezerve bytyqi ne new york 68d83d62f33bb
Lajmi i mëparshëm

Kurti bën homazhe te varrezat e vëllezërve Bytyqi në New York

trump perpilon 21 pika per gazen 68d83e751e520
Lajmi i radhës

Trump përpilon 21 pika për Gazën

Të fundit nga

ShkoLartë