kleofina zbulon per here te pare se si i tregoi babait te saj per njohjen me futbollistin francez benjamin pavard 690d0272774c0

Kleofina zbulon për herë të parë se si i tregoi babait të saj për njohjen me futbollistin francez Benjamin Pavard

November 6, 2025
1 minut lexim

Në një paraqitje të rrallë publike, modelja e njohur shqiptare Kleofina ka ndarë një rrëfim të padëgjuar më parë për jetën e saj në emisionin “Mirëmbrëma yje”.

Për herë të parë, ajo ka treguar edhe për takimin e saj me futbollistin e njohur Benjamin Pavard, duke zbuluar detaje interesante nga fillimi i lidhjes së tyre.

Kleofina ka pranuar se e kishte pasur të vështirë t’i tregonte babait të saj se ishte në një marrëdhënie me futbollistin francez, derisa në vend të saj lajmin ia kumtoi vëllai i saj.

“Ka qenë e pamundur për mu me e vizualizu veten para babit tu i tregu që jam në lidhje me një francez. Kështu vëllai e ndërmori hapin”.

“Shkuam ne pushime bashkë ne Greqi, dhe e ndjeva atë ditë [per me i tregu] dhe [vëllai] i tregoi se ishte futbollist. Por me mua sillej sikur nuk e mori vesh këtë lajm dhe e ka vazhdu pushimin ne mënyrë normale. Kaluan gjashtë muaj dhe unë ende isha e dashuruar me Benjaminin. Vëllai im ka shku edhe njëherë i ka tregu”.

Kleofina zbuloi gjithashtu se bashkëshorti i saj kishte bërë një gjest të veçantë për të fituar respektin e babait të saj.

“Benjamin udhëtoi nga Milano në jug të Francës dhe priti tre ditë për ta takuar babin. Por babi nuk donte të dilte ta takonte. Vetëm pasi e luta shumë, pranoi,” – ka treguar ajo.

Ajo shtoi se takimi përfundoi më mirë se sa e kishte menduar.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

6 vjecari e plagosi me arme zjarri brenda klases mesuesja amerikane demshperblehet me 10 milione dollare 690cfc2632a49
Lajmi i mëparshëm

6-vjeçari e plagosi me armë zjarri brenda klasës, mësuesja amerikane dëmshpërblehet me 10 milionë dollarë

kryetari i qytetit fillon operacionin 72 oresh shkupi ne beteje kunder mbeturinave 690d0bf528a6f
Lajmi i radhës

Kryetari i Qytetit fillon “operacionin 72-orësh”: Shkupi në betejë kundër mbeturinave

Të fundit nga

Horoskopi i datës 28 dhjetor 2025

Dashi Edhe pse atmosfera festive ju dhuron një ndjenjë qetësie të brendshme, duhen marrë parasysh edhe disa përplasje apo tensione në familje. Jeni përballë vendimeve të rëndësishme që lidhen me të ardhmen
ShkoLartë