klekovski kriteret per pushim mjekesor do te rishikohen 696183f74e320

Klekovski: Kriteret për pushim mjekësor do të rishikohen

January 10, 2026
1 minut lexim

Kriteret për pushim mjekësor do të rishikohen, kështu deklaroi sot drejtori i përgjithshëm i Fondit të për Sigurim Shëndetësor (FSSH), Sasho Klekovski.

 

“Po punojmë në një rishikim të kritereve për pushim mjekësor, ku është e nevojshme të arrihet një ekuilibër midis nevojës për qasje të lehtë në pushim mjekësor për ata që kanë nevojë, dhe nga ana tjetër, për të parandaluar keqpërdorimet”, tha ai.

 

Ai theksoi se ka një numër të konsiderueshëm keqpërdorimesh të pushimit mjekësor.

 

“Jemi të lodhur nga kryerja e kontrolleve të vazhdueshme me kërkesë të firmave ose institucioneve për kontrollet e pushimeve mjekësore”, shtoi Klekovski.

 

Këto deklarata Klekovski i bëri pas lidhjes së marrëveshjes midis FSSH dhe Fakultetit të Shkencave Natyrore, me të cilën Laboratori për Biologji Molekulare dhe Gjenomikë do të fillojë të kryejë procedurat më moderne të diagnostikimit molekular, duke përfshirë analizat gjenetike për sëmundjet onkologjike.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kasami nga doberdolli dhe vrapcishti me zuli demirin zgjedhim te ardhmen dinjotoze per vrapcishtin 696183592e34a
Lajmi i mëparshëm

Kasami nga Dobërdolli dhe Vrapçishti: Me Zuli Demirin zgjedhim të ardhmen dinjotoze për Vrapçishtin

policia kalon ne gatishmeri te perforcuar 5500 efektive dhe 700 mjete ne patrullim 6961913a1bd3a
Lajmi i radhës

Policia kalon në gatishmëri të përforcuar, 5500 efektivë dhe 700 mjete në patrullim

Të fundit nga

ShkoLartë