kjo situate ka 40 vite qe nuk ka ndodhur reshjet e dendura ne sarande mijera hektare akoma nen uje 69228287f08e1

“Kjo situatë ka 40 vite që nuk ka ndodhur”/ Reshjet e dendura në Sarandë, mijëra hektarë akoma nën ujë

November 23, 2025
1 minut lexim

Situata meterologjike me reshje shiu me intensitet të lartë ka sjell përmbytje që nuk ishin parë prej 4 dekadash në Sarandë.

Fshati Çukë është më i prekuri me 500 hektar tokë nën uji, dëme në banesa dhe qindra bagëti të ngordhura.

Nga Çuka ku ndodhen forcat e Emergjencave Civile Ministri Vengu dhe Kryetari i Bashkisë Caci kane deklaruar se situata nuk është aspak e favorshme për shkak të reshjeve intensive që vazhdojnë të jenë prezentë, ndërsa po punohet që argjinatura e lumit Bistrice të stabilizohet në dy ditët e ardhshme. Ndërsa në zonë po shpërndahen rezervat materiale të shtetit për dhjetëra familje të zonës së prekur nga katastrofa natyrore.

“Jemi në një front të tretë metorologjik ne mbare vendin, rreth 1500 hektarë janë nen ujë, 500 në bashkinë Kurbin dhe Lezhë, pjesa e Devollit dhe Maliqit ku ujerat kanë rënë, kemi Vjosën dhe Semanin me një sipërfaqe të konsiderueshme brenda argjinaturave por që kërcënojnë disa fshatra, kemi Sarandën të prekur në mënyrë masive me 500 hektarë nën ujë, ndaj të gjitha forcat si ato xheniere, forca të bashkisë, emergjencat që janë në terren për të rehabilituar argjinaturën e Bistrices, duke vënë qellim që në 2 ditët e ardhshme të vëm në stabilitet. Ministria e Bujqësisë është angazhuar ne ofrimin e mbështetjes për fermerët, për demet që kanë pësuar, dhe rezervat materiale të shtetit kanë filluar sot në shpërndarjen e ndihmesave me pako ushqimore”, është shprehur ministri i mbrojtjes, Pirro Vëngu.

“Situata vazhdon të jetë e paqëndrueshme, moti nuk po na favorizon në gjithë këtë, bashkia ka qenë në terren, kemi filluar duke pasur fokus shpëtimin e jetës së njerëzve në rradhë të parë, me gjënë e gjallë e me bizneset e të gjitha problematikat që solli kjo situatë që sipas metorologëve nuk ka ndodhur në 40 vjet në Sarandë, nuk ka ndodhur kjo sasi reshjesh që ndodhi këto ditë, shpresojmë që brenda pak ditësh ta sjellim situatën në kontroll, kërkojmë ndjes dhe bashkëpunim nga gjithë qytetaret e Sarandës, ne jemi në terren dhe shume shpejt çdo gjë do sillet në normalitet’, tha Kryetari Bashkisë Sarandë, Oltion Caci.


Top Channel

Burimi: top-channel.tv

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

renato kishte dale me kohe por u kthye per ta shpetuar milenen zjarri ne kocan rikujtoi historine e dashurise mes tyre e nderprere nga tragjedia 6922634e943fd
Lajmi i mëparshëm

Renato kishte dalë me kohë, por u kthye për ta shpëtuar Milenën: Zjarri në Koçan rikujtoi historinë e dashurisë mes tyre, e ndërprerë nga tragjedia

humb jete nje person nga gripi i shpendeve ne uashington rasti i pare i variantit te ri h5n5 692284a785e0e
Lajmi i radhës

Humb jetë një person nga gripi i shpendëve në Uashington, rasti i parë i variantit të ri H5N5

Të fundit nga

ShkoLartë