kjo eshte gjyshja miki tringa i tregon mihrije brahes se eshte ne pritje te embel 6a956bde20133

“Kjo është gjyshja Miki”, Tringa i tregon Mihrije Brahës se është në pritje të ëmbël

August 31, 2026
1 minut lexim

Një ditë pasi u bë e ditur se Tringa, nusja e djalit të Naim Abazit dhe Mihrije Brahës, është në pritje të ëmbël, është publikuar edhe momenti kur ajo ua ka treguar lajmin gjyshërve të ardhshëm.

Tringa kishte zgjedhur një mënyrë spontane për t’ia bërë të ditur lajmin Mihrijes. Kjo e fundit mendonte se po xhironin një tjetër përmbajtje për rrjetet sociale, siç ndodh shpesh.

Por, situata mori një tjetër drejtim kur Tringa tha: “Kjo është gjyshja Miki”.

Mihrija mbeti për disa çaste pa fjalë, ndërsa menjëherë pasi kuptoi se bëhej fjalë për një lajm të vërtetë dhe jo për një shaka apo pjesë të videos, reagoi me emocione.

Përqafimi mes tyre e bëri edhe më të veçantë momentin, duke reflektuar gëzimin për lajmin e madh.

Me ardhjen e fëmijës, Mihrije dhe Naim Abazi do të bëhen gjyshër për herë të parë. Lajmi për shtatzëninë e Tringës është pritur me shumë urime edhe nga miq e kolegë të çiftit të njohur të estradës. 

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ish kancelarja merkel u ben thirrje gjermaneve duhet te luftojme per demokracine 6a956b1451d70
Lajmi i mëparshëm

Ish-kancelarja Merkel u bën thirrje gjermanëve: Duhet të luftojmë për demokracinë

kryeparlamentari gashi e akuzon bdi ne per keqperdorim te rregullores se parlamentit 6a956fd2082db
Lajmi i radhës

Kryeparlamentari Gashi e akuzon BDI-në për keqpërdorim të Rregullores së Parlamentit

Të fundit nga

ShkoLartë