kjo eshte agjenda e subjekteve politike ne diten e katert te fushates zgjedhore 68c9142281fa9

​Kjo është agjenda e subjekteve politike në ditën e katërt të fushatës zgjedhore

September 16, 2025
1 minut lexim

Në ditën e katërt të fushatës elektorale për zgjedhjet lokale të 12 tetorit subjektet politike kanë planifikuar agjendat e tyre.

Agjenda e aktiviteteve të Lëvizjes Vetëvendosje të 16 shtator 2025;

Kryetari Vetëvendosjes, Albin Kurti merr pjesë në aktivitetet që mbahen në Kamenicë dhe Gjilan.

13:20 – Vizitë në Fabrikën e ujit “Shkodra”, Kamenicë.

13:50 – Vizitë në Fabrikën e kërpudhave “FUNGO FF”, Kamenicë.

15:30 – Tubim në Roganë, Kamenicë.

17:00 – Takim me vajza dhe gra, ëmbëltore “Kimi”, Gjilan.

18:30 – Vizitë në Start Up, Gjilan.

11:00 – Takim me vajza dhe gra, kafiteria Cosmos, Ferizaj.

18:00 – Vizitë në Maestro Art, Gjakovë.

19:30 – Vizitë në Shoqatën e Bjeshkatarëve “Pashtriku”, Gjakovë.

Agjenda mediale e Partisë Demokratike të Kosovës për ditën e martë, 16 shtator 2025

1. Partia Demokratike e Kosovës mban tubim zgjedhor me gra nga Komuna e Gjilanit. E pranishme do të jetë edhe Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku.

Vendi: Restaurant Bujana – Gjilan

Koha: 18:00

2. Partia Demokratike e Kosovës mban tubim zgjedhor me qytetarët e Komunës së Malishevës. I pranishëm do të jetë edhe kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi.

Vendi: Restaurant Lumi

Koha: 19:00

3. Partia Demokratike e Kosovës mban tubim zgjedhor me qytetarët e Gllarevës në Komunën e Klinës. I pranishëm do të jetë edhe kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi.

Vendi: Shkolla Dëshmorët e Qëndresës

Koha: 20:00

Me fillim nga ora 10:00 kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, njëherish edhe kandidati I LDK-së për kryetar të Prishtinës mban konferencë për media, prezantohen projektet dhe zhvillimet kryesore për kryeqytetin. Aktiviteti mbahet tek Salla e kuqe, Pallati i Rinisë.

Agjencia e fushatës elektorale e NISMA Socialdemokrate vazhdon në Prizren, saktësisht në ‘Kej, Shatërvan.

Aktiviteti nis në ora 18:00.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

rikthehen ethet e liges se kampioneve 68c914137c4eb
Lajmi i mëparshëm

Rikthehen ethet e Ligës së Kampionëve

ngacmonte nxeneset e mitura prokuroria e korces dergon ne gjyq mesuesin e artit 68c914c46961b
Lajmi i radhës

Ngacmonte nxënëset e mitura, Prokuroria e Korçës dërgon në gjyq mësuesin e artit

Të fundit nga

Moti sot: I vranët, me reshje shiu

Sot pritet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me diell, ku pritet herë pas here të ketë reshje të pakta lokale shiu. Era do të fryjë kryesisht
ShkoLartë