kjo cilesi e femrave i terheq me se shumti meshkujt 687976a1110b9

Kjo cilësi e femrave i tërheq më së shumti meshkujt

July 18, 2025
1 minut lexim

Pamja e jashtme mund ta bëjë për vete një djalë, por ka një cilësi që i tërheq ata më shumë se të tjerat te femrat. Mes tyre, djemtë diskutojnë gjithmonë me njëri-tjetrin dhe e dini se cili është tipari që i bën ata më shumë për vete?

Nga të gjitha bisedat e tyre, është vënë re se tipari më interesant që një mashkull vlerëson te një femër është pavarësia.

Femrat e pavarura janë tërheqëse, kanë një vetësiguri dhe luajnë sipas rregullave të tyre. Ato nuk kanë nevojë për askënd tjetër veç vetes për të vërtetuar se kush janë. Pra, kur bëhet fjalë për raportet, ato nuk kanë nevojë të gjejnë dikë për t’u mbështetur, sepse janë të zëna me programet e jetës së tyre. Ato e dinë se kur dhe çfarë të japin dhe kanë gjithmonë besim për të ecur vetë, pa ia shtrirë dorën askujt, asnjëherë.

Ja çfarë thonë disa prej meshkujve për femrat e pavarura:

“Duket që nuk ka nevojë për mua.” — Jacob (27 vjeç).

“Pavarësia është tërheqëse, sepse tregon që mendimet dhe interesat e saj nuk kanë të bëjnë me mua — më bën të kuptoj se është një person i thellë dhe interesant për ta njohur.” — Sam (26 vjeç).

“Të jesh i pavarur, do të thotë që ke edhe shumë cilësi të tjera pozitive. Ashtu siç duhet të kesh edhe një nivel të caktuar, intelekt dhe besueshmëri.” — Marcus (27 vjeç).

“Sepse duke krijuar rrugën tënde, i bën të tjerët të të ndjekin.” — Sunny (49 vjeç).

Ana tjetër e këtij këndvështrimi është ajo që i bën disa meshkuj të mendojnë se nevoja është ajo që i shtyn më shumë drejt një femre. Nëse kjo është diçka e ngjashme edhe me ju, si fillim kuptoni se cila është nevoja juaj për të qenë pranë një mashkulli.

Duke qenë e sigurt me veten, nuk do të kesh nevojë për t’u ndier e plotë nga prania e një mashkulli.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

e mora armen kur shteti nuk ma mbrojti familjen rrefimi i 18 vjecarit qe plagosi dy persona pasi ia rrahen babain 687975742fdc4
Lajmi i mëparshëm

“E mora armën kur shteti nuk ma mbrojti familjen” – Rrëfimi i 18-vjeçarit që plagosi dy persona pasi ia rrahën babain

kasami 12 milione euro per tetoven 68797ada8e6e1
Lajmi i radhës

Kasami: 12 milionë euro për Tetovën!

Të fundit nga

Fundjavë me vranësira dhe riga shiu në vend

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë fundjavës pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me riga shiu në disa zona. Të shtunën parashihen vranësira dhe vende-vende riga shiu. Temperaturat minimale
ShkoLartë