kiss cam po vjen ne prishtine kujdes ke merr me vete ne sunny hill festival 687a8fe21dd8c

“Kiss Cam” po vjen në Prishtinë – Kujdes kë merr me vete në Sunny Hill Festival!

July 18, 2025
1 minut lexim

Një skenë e sikletshme në koncertin e Coldplay ku CEO i kompanisë “Astronomer”, Andy Byron, u kap nga “Kiss Cam” teksa i afrohej një kolegeje, ndonëse i martuar — u bë virale dhe ndezi rrjetin me komente të zjarrta dhe ironi pa fund.

Në kulmin e debatit, Sunny Hill Festival vendosi që këtë vit t’i japë këtij elementi një vend zyrtar në programin e vet.

Përmes një postimi me humor në Instagram, organizatorët njoftuan se “Kiss Cam” do të jetë pjesë e festivalit që mbahet nga 1 deri më 3 gusht në Prishtinë, duke paralajmëruar publikun:
“KUJDES!!! Kiss Cam po vjen në Sunny Hill këtë vit!”

Një thirrje e qartë për të gjithë festivaldashësit që të mendojnë mirë përpara se të vendosin kë do të marrin me vete. Sepse ndoshta nuk do të jenë vetëm në sy të publikut, por edhe në objektivin e kamerës.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

moti per fundjave 687a8eb54785a
Lajmi i mëparshëm

​Moti për fundjavë

aku i duhet ketij vendi sulaj te shkrish nje institucion te tille duket e rrezikshme 687aa2a268fba
Lajmi i radhës

”AKU i duhet këtij vendi”, Sulaj: Të shkrish një institucion të tillë duket e rrezikshme

Të fundit nga

ShkoLartë