kishte penguar qarkullimin e automjeteve pranga 42 vjecarit ne vaun e dejes policia i gjen edhe droge e municion luftarak 695117834007d

Kishte penguar qarkullimin e automjeteve, pranga 42-vjeçarit në Vaun e Dejës, policia i gjen edhe drogë e municion luftarak

December 28, 2025
1 minut lexim

Kishte bllokuar rrugën duke penguar qarkullimin e automjeteve në fshatin Hajmel, si dhe kundërshtoi punonjësit e Policisë gjatë detyrës për kontroll fizik, pasi kishte me vete një sasi lënde narkotike, arrestohet një 42-vjeçar.

Gjatë kontrollit të ushtruar, iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde narkotike kanabis, ndërsa gjatë kontrollit në banesë iu gjet municion luftarak.

Pasi kishte penguar qarkullimin e automjeteve të tjera në fshatin Hajmel, gjatë një aktiviteti festiv, punonjësit e Policisë së Forcave të Posaçme “Shqiponja” kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe janë përballur me kundërshtim verbal nga shtetasi A. P. Gjatë kontrollit fizik, këtij shtetasi iu gjet një sasi lënde narkotike, ndërsa gjatë kontrollit në banesë iu gjetën dhe u sekuestruan municione luftarake.

Në përfundim të veprimeve procedurale, Oficeri i Policisë Gjyqësore i Prokurorisë bëri arrestimin e shtetasit A. P., 42 vjeç, banues në Dejë, për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, municionit dhe lëndëve shpërthyese”, si dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.


Top Channel

Burimi: top-channel.tv

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

fetai ne shenjester te klubeve europiane 695116d40f362
Lajmi i mëparshëm

Fetai në shënjestër të klubeve europiane

dhjetera qytetare serbe votojne ne grup burjani paralajmeron shkelje ligjore 695117e06c906
Lajmi i radhës

Dhjetëra qytetarë serbë votojnë në grup, Burjani paralajmëron shkelje ligjore

Të fundit nga

Blerina Gjylameti, në krye të AKU

Blerina Gjylameti është emëruar në krye të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU). Ish-deputetja e Partisë Socialiste zëvendëson në këtë post Manush Kullollin. Gjylameti ka qenë deputete e Partisë Socialiste në Kuvendin e
ShkoLartë