kishin rene dakord per nje armepushim deshtojne bisedimet e paqes mes afganistanit dhe pakistanit 6901c7658c521

Kishin rënë dakord për një armëpushim, dështojnë bisedimet e paqes mes Afganistanit dhe Pakistanit

October 29, 2025
1 minut lexim

Negociatat midis Afganistanit dhe Pakistanit që synonin arritjen e një armëpushimi të qëndrueshëm pas përleshjeve të fundit vdekjeprurëse në kufirin e të dy vendeve kanë përfunduar pa rezultate, njoftoi qeveria pakistaneze.

“Fatkeqësisht, pala afgane nuk dha garanci (…) dhe iu drejtua një loje fajësimi, shmangieje dhe dredhish”, tha Ministri Pakistanez i Informacionit Attaullah Tarar në një postim në platformën X.

Pas katër ditësh bisedimesh në Stamboll, të ndërmjetësuara nga Katari dhe Turqia, “dialogu nuk mundi të çonte në një zgjidhje të realizueshme”, sipas ministrit pakistanez.

Të dy palët kishin rënë dakord së fundmi në Doha për një armëpushim pas ditësh luftimesh që vranë dhjetëra njerëz, në valën më të keqe të dhunës që nga rikthimi i talebanëve në pushtet në Afganistan në vitin 2021.

Luftimet shpërthyen kur Islamabadi kërkoi që talebanët të merrnin masa të ashpra ndaj islamistëve, të cilët sipas tij po nisin sulme ndërkufitare ndaj forcave pakistaneze. Pakistani nisi sulme ajrore në anën tjetër të kufirit dhe pasuan përleshje të ashpra.

Islamabadi akuzon Kabulin se strehon militantë që synojnë forcat pakistaneze. Talebanët i mohojnë akuzat dhe thonë se operacionet ushtarake të Pakistanit shkelin sovranitetin afgan.


Top Channel

Burimi: top channel

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

turneu i donald trump ne azi presidenti amerikan zotohet te ule tensionet mes seulit dhe phenianit 6901c5bd77b7c
Lajmi i mëparshëm

Turneu i Donald Trump në Azi, presidenti amerikan zotohet të ulë tensionet mes Seulit dhe Phenianit

nis pushimi i vjeshtes ne kosove nxenesit per disa dite larg bankave shkollore 6901cc8fd93b2
Lajmi i radhës

Nis pushimi i vjeshtës në Kosovë, nxënësit për disa ditë larg bankave shkollore

Të fundit nga

ShkoLartë