kishin marre me qira nje banese dhe e shfrytezonin per prostitucion arrestohen dy kinezet ne durres 68eb76d47eb79

Kishin marrë me qira një banesë dhe e shfrytëzonin për prostitucion, arrestohen dy kinezet në Durrës!

October 12, 2025
min lexim

Dy shtetase kineze janë arrestua nga policia, pasi ushtronin prostitucion në një banesë të marrë me qira në Durrës.

Mësohet se në lagjen nr. 13, në rrugën “Venecia”, u arrestuan në flagrancë për veprat penale “Prostitucion” dhe “Përshtatja e ambienteve për prostitucion”, shtetaset me iniciale M. Y., 41 vjeçe, dhe L. H., 48 vjeçe, të dyja kineze.

Gjithashtu, u proceduan në gjendje të lirë klientët e tyre, tre shtetas nga Librazhdi, Durrësi dhe Burreli, që u gjetën në apartamentin e marrë me qira nga dy shtetaset kineze.

Ndërkohë, është shpallur në kërkim e shtetases kineze me iniciale J. L., 53 vjeçe, për veprën penale “Përshtatja e ambienteve për prostitucion”.

Mësohet se ato kishin marrë me qira edhe një apartament në zonën e Shkëmbit të Kavajës ku jetonin.

Nga veprimet hetimore të kryera rezultoi se shtetaset e huaja janë arrestuar edhe më parë nga policia e Durrësit, për të njëjtat vepra penale.

Njoftimi i policisë

Policia e qytetit bregdetar, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme, nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve, në bashkëpunim me Seksionin për Mbështetjen Operacionale të Hetimit, pas një hetimi trejavor të ndjekur me metoda proaktive për veprat penale “Prostitucion” dhe “Përshtatja e ambienteve për prostitucion”, në bashkëpunim me Prokurorinë, u finalizua operacioni policor i koduar “STORM 8”.

Si rezultat i këtij operacioni, në lagjen nr. 13, Plazh, Durrës, në rrugën “Venecia”, u arrestuan në flagrancë për veprat penale “Prostitucion” dhe “Përshtatja e ambienteve për prostitucion”, shtetaset M. Y., 41 vjeçe, dhe L. H., 48 vjeçe, të dyja shtetase kineze.

Gjithashtu, u proceduan në gjendje të lirë për veprën penale “Prostitucion”, tre shtetas nga Librazhdi, Durrësi dhe Burreli, që u gjetën në apartamentin e marrë me qira nga dy shtetaset kineze.

Në vijim të operacionit u bë shpallja në kërkim e shtetases kineze J. L., 53 vjeçe, për veprën penale “Përshtatja e ambienteve për prostitucion”.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dy pasaporta të shtetaseve të huaja, një shumë parash në euro dhe lekë, pesë aparate celularë, nëntë karta banke të bankave të ndryshme të Republikës së Kinës, një bllok shënimesh, etj.

Këto shtetase kishin marrë me qira një apartament në zonën e Shkëmbit të Kavajës për qëndrim, ndërsa në rrugën “Venecia”, në Iliria, Plazh, kishin marrë me qira një tjetër apartament, të cilin e kishin përshtatur me qëllim ushtrimin e aktivitetit të prostitucionit.

Nga veprimet hetimore të kryera rezultoi se shtetaset e huaja janë arrestuar edhe më parë nga shërbimet e DVP Durrës, për të njëjtat vepra penale, në lagjen nr. 13, Plazh, Durrës, në rrugën “Lule Bore”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme hetimore.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

vlen solidaritet vetedijesim dhe mbeshtetje per cdo grua ne lufte me kancerin e gjirit 68eb75734cc53
Lajmi i mëparshëm

VLEN: Solidaritet, vetëdijesim dhe mbështetje për çdo grua në luftë me kancerin e gjirit

shqiptaret i lane pa selektor reagon federata serbe 68eb7736c02b0
Lajmi i radhës

Shqiptarët i lanë pa selektor, reagon Federata serbe

Të fundit nga

ShkoLartë