kirurgu baton kelmendi pranohet anetar i kolegjit amerikan te kirurgeve 68e2c963e9609

Kirurgu Baton Kelmendi pranohet anëtar i Kolegjit Amerikan të Kirurgëve

October 5, 2025
1 minut lexim

Kryesuesi i Komitetit të Traumës në Kolegjin e Kirurgëve të Kosovës, Prof. Ass. Dr. Baton Kelmendi, është pranuar zyrtarisht si anëtar i Kolegjit Amerikan të Kirurgëve (FACS – Fellow of the American College of Surgeons), një prej titujve më prestigjiozë në fushën e kirurgjisë në nivel global.

Ky vlerësim i lartë iu dha Dr. Kelmendit gjatë Kongresit vjetor të Kolegjit Amerikan të Kirurgëve, ku anëtarësia FACS u ofrohet vetëm atyre kirurgëve që kanë kaluar me sukses një proces rigoroz të vlerësimit profesional, përfshirë arsimimin, trajnimin, kualifikimet shkencore dhe klinike, kompetencën kirurgjikale dhe sjelljen etike, duke përmbushur kështu standardet më të larta të kësaj organizate ndërkombëtare.

Ky moment përbën një arritje të rëndësishme jo vetëm për karrierën e Dr. Kelmendit, por edhe për komunitetin mjekësor kosovar, duke dëshmuar përkushtimin e tij të palëkundur ndaj përsosmërisë në kirurgji, kujdesit ndaj pacientit dhe lidershipit profesional.

Kolegji i Kirurgëve të Kosovës ka përgëzuar Dr. Kelmendin për këtë sukses të merituar, duke e cilësuar atë si një hap të rëndësishëm drejt forcimit të pozitës së kirurgëve kosovarë në arenën ndërkombëtare.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

arrestohet per abuzim seksual ish sulmuesi 68e2c959a508b
Lajmi i mëparshëm

Arrestohet për abuzim seksual ish-sulmuesi

perfshirja e te miturve ne krim shifra shqetesuese per vitin 2025 trafiku i droges dhe plagosjet veprat me te shpeshta 68e2ca0396d4e
Lajmi i radhës

Përfshirja e të miturve në krim/ Shifra shqetësuese për vitin 2025, trafiku i drogës dhe plagosjet veprat më të shpeshta

Të fundit nga

Fundjavë me vranësira dhe riga shiu në vend

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë fundjavës pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me riga shiu në disa zona. Të shtunën parashihen vranësira dhe vende-vende riga shiu. Temperaturat minimale
ShkoLartë