kina thirrje shba lironi menjehere maduron dhe gruan e tij 695a3c44a21ca

Kina thirrje SHBA: Lironi menjëherë Maduron dhe gruan e tij

January 4, 2026
1 minut lexim

Kina i ka bërë thirrje Shteteve të Bashkuara të Amerikës që të lirojnë “menjëherë” presidentin e Venezuelës, Nicolas Maduro, dhe bashkëshorten e tij, të cilët ndodhen në paraburgim në SHBA.



Në një deklaratë zyrtare, Ministria e Jashtme e Kinës i kërkoi Washingtonit të garantojë sigurinë e Presidentit Maduro dhe të gruas së tij, të ndalë përpjekjet për përmbysjen e qeverisë venezueliane dhe të zgjidhë situatën përmes dialogut dhe negociatave.

“Kina dënon fuqimisht përdorimin e hapur të forcës nga SHBA-të kundër një shteti sovran,” thuhet më tej në reagimin e Pekinit, duke theksuar se veprime të tilla shkelin parimet e së drejtës ndërkombëtare dhe sovranitetin e vendeve të pavarura.

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

zelensky zotohet ukraina do ta vazhdoje luften nese bisedimet per paqe deshtojne 695a38058de11
Lajmi i mëparshëm

Zelensky zotohet: Ukraina do ta vazhdojë luftën nëse bisedimet për paqe dështojnë

suksese te pjesshme dhe sfida te medha bilanci i arsimit ne kosove per vitin 2025 695a3d3146733
Lajmi i radhës

Suksese të pjesshme dhe sfida të mëdha, bilanci i arsimit në Kosovë për vitin 2025

Të fundit nga

ShkoLartë